“Vladimir Putin ka më pak se dy vite jetë pasi ai vuan nga disa sëmundje të rënda”.
Kjo është deklarata shokuese që ka bërë së fundmi kreu i shërbimit të inteligjencës ukrainase, sipas Daily Mail.
Gjenerali Kyrylo Budanov tha se spiunët e Kievit që hynë në Kremlin i bënë pretendimet bazuar në inteligjencën njerëzore. Budanov shtoi: “Putini nuk ka një jetë të gjatë”.
Shëndeti i Putinit ka qenë subjekt i thashethemeve të ashpra prej muajsh, duke u përshkallëzuar pasi ai u fotografua duke u mbajtur te tavolina gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes Sergei Shoigu.
Qëndrimi i dobët i Putinit dhe fytyra e qafa në dukje të fryra ndezën spekulime për shëndetin e liderit, i cili thuhet se është përkeqësuar që nga pushtimi i Ukrainës.
Udhëheqësi i Kremlinit u pretendua në prill se kishte nevojë për një operacion urgjent prej kancerit. Putin gjithashtu thuhet se vuan nga Parkinson dhe ‘simptomat skizofrenike’, sipas burimeve të Kremlinit.
Ndërkohë, kolegu i King’s College në Londër, Michael Clarke, i tha Sky Neës këtë muaj: “Më 7 tetor ai do të jetë 70 vjeç. Ai dihet se përdor shumë Botox-in. Ai lëviz me mjekë, dihet se ka një ekip të vogël mjekësh që nuk janë kurrë larg, dhe thuhet se ai i cakton takimet në intervale të shpeshta për të shkuar dhe konsultuar me dikë.
Unë dyshoj se ai është vetëm një hipokondriak, për të qenë i sinqertë”.
Një oficer i FSB-së e përshkroi gjithashtu gjendjen e presidentit rus si një formë të rëndë të kancerit që përparon me shpejtësi, pasi spekulimet u shtuan se Putini vuante nga një formë e sëmundjes së rëndë në mes të pushtimit të Ukrainës.