I jepet lamtumira e fundit Bacës Sylë, heroit tragjik të rastit Sopoti

June 6, 2022
1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme është varrosur, Sulejman Sulejmani, Baca Sylë, i njohur për opinionin për rastin “Sopoti”.
Ai ishte i dënuar i pafajshëm për këtë rast, ndërsa kaloi shtatë vite të jetës së tij në burg.
Vetëm dy muaj më parë, Baca Sylë u pajis edhe me shtetësinë. Pas shumë dekada jetë në këtë vend, për arsye të panjohura edhe për të, ai kurrë nuk kishte pasur shtetësi dhe çdo herë ishte përballur me probleme të shumta nëpër institucione e sidomos kur kishte nevojë për të shkuar në mjek. Ai na pati treguar edhe planet që kishte bërë për të takuar miqtë dhe shokët që i kishte në anën tjetër të kufirit, pasi që ishte pajisur me shtetësi.
Sulejmani ishte ndër 11 të dënuarit e fshatit Sopot me 156 vjet burg, ku ai qëndroi prapa grilave për 7 vjet.
Përndryshe, pas 15 vitesh procedurë dhe me intervenim të bashkësisë ndërkombëtare, Prokuroria Speciale Publike kishte hequr dorë nga akuza dhe la të lirë banorët e Sopotit. 6 nga 11 të akuzuarit nga viti 2010 procesin gjyqësor e kanë ndjekur nga arresti shtëpiak, katër prej të akuzuarve ishin jashtë vendit, ndërsa i akuzuari Samet Limani ka ndërruar jetë në korrik të vitit 2013. Ata ishin dënuar vetëm në bazë të dëshmisë së bashkëfshatarit të tyre Ramadan Bajrami, dëshmi e siguruar nga dhuna e inspektorëve të policisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

RMV/ Rriten edhe çmimet në kafenetë dhe restorantet

Story i radhës

Beatrix Ramosaj paralajmëron projektin e ri muzikor, pyet fansat nëse duhet ta lansoj këtë javë

Të fundit nga

ShkoLartë