I dyshuari për plagosjen e 23 vjeçarit në Pogradec është përplasur edhe më herët me policinë

April 26, 2022
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi një ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku pas një sherri mes tre të rinjve, njëri prej tyre u plagos me thikë në kokë dhe me një plumb pistolete në këmbë.

23-vjeçari Joan Muçllari u plagos nga Firedus Berberi dhe Greis Maxhari, të cilët pas ngjarjes janë larguar menjëherë dhe janë shpallur në këkrim nga policia.

Huistori e konfliktit mes familjes Muçllari dhe asaj Berberi e ka konfliktin dy vkjet më parë, pasi babai i Firdeusit, Ilir Berberi u akuzua dy vite më parë si person i dyshuar që kishte qëlluar me armë ndaj hotel “Voloreka” në pronësi të babait të Joanit, Jetmir Muçllarit.

Lidhur me këtë ngjarje Ilir Berberi i njohur ndryshe dhe si “Lili i Rrushkës” u arrestua nga forcat RENEA i fshehur në pyllin e Vërdovës, por që më pas akuza për të shtëna me armë ra ndaj tij, dhe mbeti në fuqi vetëm ajo e armëmbajtjes pa leje.

Por edhe djali i tij Firdeus Berberi i cili ishte protagonist e ngjarjes së një dite më parë, nuk ëhstë një emër krej i panjoihur për policinë, pasi dy vite më parë ai u arrestua pasi po festonte ditëlindjen në lokalin e tij, kohë kur nuk lejoheshin hapja e bareve për shkak të pandemisë.

Historia:

Firdeus Berberi kishte organizuar ditëlindjen në ambientet e banesës së tij, një pjesë e së cilës ishte përshtatur për lokal. Policia e arrestoi me akuzën se ai kishte shkelur Aktin Normativ që përcakton se ne kohë pandemie nuk lejohen grumbullimet e njerëzve dhe hapja e lokaleve.

Arrestimi i tij erdhi pas ankese nga ana fqinjëve. 19 vjeçari u shoqërua në komisariat së bashku me dy miqtë e tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë në atë kohë ndaj të rinjve u ngrit akuza “kundërshtim me dhunë e punonjësve të policisë” dhe “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Por Gjykata la në fuqi vetëm akuzën kundërshtim ndaj policit, për të cilën vendosi masën e sigurisë arrest në burg për 19 vjeçarin. Kurse  për miqtë e tij arrest shtëpie.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​OKB: Dy milionë fëmijë afrikanë në rrezik nga uria

Story i radhës

“Eja moj lule moj lulja malit”/ Xhavit Dedej: Këngën e parë e kam kënduar në moshën 14-vjeçare

Të fundit nga

ShkoLartë