I dha lek pasi fitoi? Sabiani flet për Ilirin: Unë ia kam falur 100 mijë euroshin…

Ilir Shaqiri dhe Sabiani kanë krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” një miqësi të fortë, të cilën e kanë mbajtur edhe tani që reality show ka përfunduar.

Pasi balerini i njohur u shpall fitues dhe fiku dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ishte Sabiani, ai që e priti jashtë dhe duket se qëndrojnë shumë me njëri-tjetrin. Së fundmi, që të dy ishin të pranishëm në festën e madhe të organizuar nga Top Channel për suksesin që pati ky format.

I pyetur nga gazetari i “Shqipëria Live ” në lidhje me fitoren e mikut të tij ai u përgjigj, Sabiani u përgjigj: “Fitoi Iliri, fitoi Sabiani. Akoma nuk kemi bërë plane”.

Ndërsa kur u pyet nëse i dha ndonjë lek, këngëtari u shpreh: “Pyetja më fal për shprehjen, më ordinere. Unë ia kam falur 100 mijë euroshin brenda nuk dua lek nga askush”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nënkryetari i Dumës paralajmëron një Jaltë ose Potsdam të ri

Story i radhës

Ultrasit e Interit thirrje për Lautaron dhe Handanoviq

Të fundit nga