I dënuar për trafik droge dhe armëmbajtje pa leje, policia arreston 31-vjeçarin. Si i shpëtoi prangave 6 vite më parë

December 25, 2022
1 minut lexim

Kristian Lacuku, 31 vjeç është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Në njoftim thuhet se ai ishte dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike dhe armë pa leje.

31-vjeçari i kishte shpëtuar prangave të policisë 6 vite më parë, kur policia i gjeti në banesë 12 kg kanabis dhe një armë zjarri. Ndërkohë bashkëpunëtori i tij vijon të mbetet në kërkim.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, menjëherë kanë organizuar punën, kanë lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim:

-Kristian Lacuku, 31 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 04.02.2022, e ka dënuar 31-vjeçarin, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në kuadër të operacionit “New start”, të zhvilluar në vitin 2016, në banesat e shtetasve Kristian Lacuku dhe F. T. (ende në kërkim nga shërbimet e Policisë), u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vdes sportisti njohur 

Story i radhës

Politikani serb: Kriminelët e Vuçiqit janë ata që po trembin, rrahin dhe vrasin serbët në Kosovë e jo shqiptarët

Të fundit nga

ShkoLartë