i denuar me 6 vite burg per trafikim emigrantesh ekstadohet nga gjermania ne shqiperi 51 vjecari 69625614a449a

I dënuar me 6 vite burg për trafikim emigrantësh, ekstadohet nga Gjermania në Shqipëri 51-vjeçari

January 10, 2026
1 minut lexim

Këtë të shtunë është ekstarduar nga nga Gjermania në Shqipëri shtetasi, Sokol Ndreka, 51 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtra i dënuar me 6 vite burg për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Sipas raportimeve, më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, ku dyshohet se Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm.

Njoftimi i plotë i pokicisë:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Gjermania një shtetas i dënuar me 6 vite burgim.

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden/Gjermani, në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qmk krusheva me uje te turbullt per pije pas shirave te rrembyeshem sherbimet intervenojne edhe ne pjeset e tjera te vendit 69624838d48a1
Lajmi i mëparshëm

QMK: Krusheva me ujë të turbullt për pije pas shirave të rrëmbyeshëm, shërbimet intervenojnë edhe në pjesët e tjera të vendit

klubi tetovar mbush arkat me shitjen e klisman cakes 69625677be881
Lajmi i radhës

Klubi tetovar “mbush arkat” me shitjen e Klisman Cakes

Të fundit nga

ShkoLartë