I dehur në timon/ Arrestohet nënkomisari në Vlorë, përplasi një makinë dhe u largua nga vendngjarja

min lexim

Nënkomisari M. S., me detyrë Specialist për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë në Vlorë, është arrestuar, pasi ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe më pas ai ka goditur një automjet, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë shoqërimit ai gjithashtu ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Njoftimi:

Më datë 18.03.2022, Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë në Komisariatin e Policisë Vlorë, Nënkomisar M.S., për “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, “ Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi u krye pasi punonjësi i policisë, duke drejtuar automjetin me targa AB 811 CE në gjendje të dehur, ka goditur një automjet duke i shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur edhe mjetin e tij. Gjithashtu, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e policisë të Seksionit “Shqiponja” gjatë shoqërimit të tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, nga ana e specialistëve të Drejtorisë Rajonale të AMP Vlorë janë kryer veprimet proceduriale duke kryer arrestimin në flagrancë të Nënkomisar M. S., me detyrë Specialist për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 242, 273 dhe 291 të Kodit Penal.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kërcënimi ruso-kinez, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Amerika është me Kosovën dhe Bosnjën

Story i radhës

Kjo që tani po ndodhë në Ukrainë, nesër mund të ndodhë në Ballkan!

Të fundit nga