i akuzuar si pjesetar i nje organizate kriminale arrestohet 35 vjecari i denuar me 12 vite burg ne itali 63945a3f08eb3

I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burg në Itali

December 10, 2022
1 minut lexim

Policia e Lezhës ka arrestuar një 35 vjeçar të  dënuar në Itali me 12 vite burgim, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Valentin Lleshi u kap në Laç me qëllim ekstradimin drejt shteti fqinj. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim pas dënimit nga Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policise: 

Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”.

Kapet në Laç dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burgim, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e DVP Lezhë, ato të Policisë së Kurbinit dhe të Interpol Tiranës, të mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar  ndërkombëtarisht, si dhe në vijim të punës për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u kap në Laç dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

– Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ish futbollisti i njohur e lus kosoven te mos e harroje uck ne le te veprohet si kroacia 63945a0a5e39e
Story i mëparshëm

Ish-futbollisti i njohur: E lus Kosovën të mos e harrojë UÇK-në, le të veprohet si Kroacia

leonora jakupi i ka dy fjale per granit
Story i radhës

Leonora Jakupi i ka dy fjalë për Granit Xhakën

Të fundit nga

ShkoLartë