Hyseni: Si ka mundësi që nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” të rrihen mes vete si në filmat e Van Damit!

February 23, 2022
1 minut lexim

Shkruan:Blerim Hyseni

Rastisa sonte e që më mirë mos të kisha qëllu në atë çast, e në atë moment! Nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri” u rrafën mes vete si mos më keq! Ka kohë që s’kena të tilla s’kisha pa, por edhe sdo doja te shifja. E kam të qartë se kushtet nuk janë ashtu siç duhet, e siç meritojnë por këta nxënës a e mendojnë se prindërit e tyre kanë mbet pa u shkolluar sepse nuk kanë pas këtë mundësi? A e dijnë se prindërit e tyre janë rrahur disa herë nga huliganë maqedonas vetëm e vetëm pse janë parë me çantë ne krahë? A e dijnë këta nxënës që dikur prindërit e tyre kanë hasur në dyer të mbyllura te shkollës, edhe atë për të vetmen arsye, se ishin shqiptarë? A e dijnë këta nxenës se dikush ka vuajt te zijte e ullirit nëpër burgje, pse ka kërkuar shkollë ne gjuhën amëtare? A e dijnë se disa shkuan ne Gjilan, Ferizaj e Preshevë për të mësuar shqip? Ata atëherë synim kishin arsimimin e jo dajakun? Si ka mundësi qe nxënësit mes vete të rrafen në mënyrë aq brutale si ne filmat e Van Damit! A e mendojnë se sonte një moshatarë në shtëpi para nanës e babait ka shkuar i përgjakur, por tani jo nga huliganë maqedonas, por nga moshatarët i tij shqiptar! A e mendojnë që nesër në shkollë sërish do të ulen në një klasë, apo ndoshta dajaku është bërë me traditë!? Vërtet uroj që skena të tilla mos u përsëritshin asnjëherë, ndryshe Zoti më ruajt e mos i pafsha unë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama takohet me dr. Neshad dhe Dardan Asllanin, flasin për rëndësinë e digjitalizimit të shëndetësisë

Story i radhës

Plepolli për emërimin e Giresess: Ky është kapaciteti ynë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë