hyseni punimet ne rregullimin e stadiumit do te fillojne sapo te lejojne kushtet atmosferike 61f014c2a9857

Hyseni: Punimet në rregullimin e stadiumit do të fillojnë sapo të lejojnë kushtet atmosferike

January 25, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka premtuar se stadiumi i qytetit do të jetë njëri nga prioritetet me të cilin do të merret që në fillim të mandatit.

Për të parë dinamikën e punimeve, përkatësisht arsyet e ngecjeve në realizimin e projektit, ai sot ka mbajtur një takim me drejtuesin e kompanisë si dhe organin mbikëqyrës.

‘Së bashku me drejtorin teknik të Unikos Project, Arbër Shita, organin mbikëqyrës të projektit, Xhafer Xhelili dhe menaxherin e projektit, Fadil Sherifi, diskutuam sot rreth procesit dhe dokumentacionit të projektit “Rikonstruimi i Stadiumit të Qytetit – Gjilan”, ka thënë kryetrari Hyseni.

Projekti për rregullimin e stadiumit ka filluar në vitin 2017 dhe ishte planifikuar të përfundonte në fund të vitit 2020, por kjo nuk ka ndodhur ende, si rrjedhojë e disa ndryshimeve, prandaj u rekomandua hartimi i dokumentacionit i cili do të jetë bazë për ekzekutimin e punimeve.

Kryetari Hyseni ka thënë se në pjesën perëndimore të stadiumit do të kryhen punime me intensitet të shtuar, sapo të lejojnë kushtet atmosferike.

‘Punimet në pjesën perëndimore të stadiumit pritet të fillojnë me intensitet të shtuar sapo kushtet atmosferike të jenë më të përshtatshme, ashtu që Intelektualët dhe Skifterët të mund t`i shikojnë klubet e tyre të zemrës nga tribunat dhe në kushte shumë më të mira’, ka thënë Hyseni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

30 qershori meta deputeti basha e bardhi genjejne per vendimmarrjen e gjykates kushtetuese 61f014be3d944
Story i mëparshëm

“30 qershori” Meta: Deputeti Basha e Bardhi gënjejnë për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese

msh maqedoni jane hospitalizuar 576 paciente me kovid 19 ka 183 shtreter te lire 61f015b53c822
Story i radhës

MSH-Maqedoni: Janë hospitalizuar 576 pacientë me Kovid-19, ka 183 shtretër të lirë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë