hyseni me bashkepunetoret bejne homazhe te varrezat e deshmoreve ne 23 vjetorin e betejes se zhegocit 62596f8a76fe9

Hyseni me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve në 23-vjetorin e Betejës së Zhegocit

April 15, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët tjerë, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në shënim të 23-vjetorit të Betejës së Zhegocit.

Kryetari Hyseni ka thënë se përkujtimet e tilla duhet të jenë jo vetëm një akt simbolik, por një kthim prapa për të kuptuar se ku kemi qenë dhe ku kemi arritur.

“Për neve si udhëheqje e Komunës është shumë me rëndësi që t’i përkujtojmë ata, të cilëve ua kemi për borxh që të punojmë mirë e drejtë. Përkujtimet e tilla duhet të jenë jo vetëm një akt simbolik, por një kthim prapa për të kuptuar se ku kemi qenë dhe ku kemi arritur. Nga vendi ku pushojnë ata që kanë dhënë më të shtrenjtën për liri, u themi lavdi dëshmorëve dhe i përkujtojmë me nder dhe krenari”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka thënë se me Betejën e Zhegocit u arrit që të përmbyllet terreni i Kosovës me brigadat e zonat të cilat nën emblemën e UÇK-së sollën lirinë e Kosovës.

“Beteja e Zhegocit është njëra nga betejat më të lavdishme të UÇK-së”, ka thënë Isufi.

Më pas, kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe edhe tek bustet e dëshmorëve, Pajazit Ahmet e Alban Ajeti, para lapidarit te Hanet e Zhegocit dhe të gjithë lapidarët e dëshmorëve, sikurse edhe takimi te pllaka e dëshmorëve në Tërbovc.

Shënimi i 23-vjetorit të Betejës së Zhegocit përmbyllet me një Akademi përkujtimore në ora 16:00, në sallën e teatrit të qytetit, ku do të shfaqet edhe një dokumentar kushtuar dëshmorit Nijazi Osmani.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

hakmarrja e vladit luftanija ruse e fundosur mbante koka berthamore putin nis sulmin hakmarres ne fabriken e raketave ne kiev 62596b948613d
Story i mëparshëm

Hakmarrja e Vladit: Luftanija ruse e fundosur mbante koka bërthamore/ Putin nis sulmin hakmarrës në fabrikën e raketave në Kiev

po ndjek suksesin e hitit te famshem bonbon kenga e re e era istrefit kap majat 62596fc43d52e
Story i radhës

Po ndjek suksesin e hitit të famshëm Bonbon, kënga e re e Era Istrefit kap majat

Të fundit nga

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë