hyseni deshmoret u bene themeli mbi te cilin ndertohet e ardhmja jone 66e96df154069

Hyseni: Dëshmorët u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë

September 17, 2024
1 minut lexim

Për nderë të 25 vjetorit të rivarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të ZOK-it, janë bërë sot homazhe në nderim të dëshmorëve të kombit në Gjilan.

Pos kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, për homazhe ishin edhe zv. ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, deputeti i Kuvendit të Kosovës Luan Aliu, komandanti i Stacionit Policor në Gjilan Agim Lipovica, drejtorë, këshilltarë e zyrtarë komunalë, përfaqësues politik, ushtarakë të FSK-së e ish-UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve.

Kryetari Alban Hyseni, tha se: një dëshmor është simbol i guximit, i dashurisë për atdheun dhe i përkushtimit të pakufishëm për lirinë e popullit.

“Dëshmorët janë ata që kanë ngritur flamurin e lirisë në lartësitë më të larta të historisë sonë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit shtoi se: vlera e tyre qëndron në faktin se ata nuk luftuan vetëm për të sotmen, por edhe për të ardhmen, për brezat që do të vijnë.

“Nëpërmjet sakrificës së tyre, ata u bënë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë”, tha kryetari Hyseni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prinderit e nxenesve ne romanat te shqetesuar shteti te na siguroje transportin 66e96c8812dbb
Story i mëparshëm

Prindërit e nxënësve në Romanat të shqetësuar: Shteti të na sigurojë transportin

mijera zjarrfikes ne lufte me flaket ne portugali 66e973aa84a4c
Story i radhës

Mijëra zjarrfikës në luftë me flakët në Portugali

Të fundit nga

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА ОДГОВОРЕН ПРИРЕДУВАЧ НА ИГРИ НА СРЕЌА

Видеолотарија Касинос Австрија продолжува со едукација на играчите за опасностите кои ги предизвикува прекумерното играње игрина среќа. Нашата цел е зголемување на јавната свест за ризиците од прекумерното играње игри на среќа.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë