tiktok rikthen sherbimin ne shba pasi trump premton ta shpetoje 678e38b4268fd

TikTok rikthen shërbimin në SHBA pasi Trump premton “ta shpëtojë”

January 20, 2025
1 minut lexim

TikTok riktheu shërbimin për 170 milionë përdoruesit në SHBA pasi presidenti i zgjedhur Amerikan Donald Trump tha se do të lëshonte një urdhër ekzekutiv për të rikthyer qasjen në aplikacion kur të marrë drejtimin ditën e Hënë.

Mbrëmjen e së Shtunës aplikacioni Kinez ndaloi së funksionuari për qytetarët Amerikanë pasi ligji që ndalon përdorimin e saj hyri në fuqi.

Trump, i cili më përpara kishte mbështetur bllokimin e platformës premtoi ditën e Dielë se do të vononte implementimin e ligjit dhe të krijonte më shumë hapësira për një marrëveshje.

TikTok më pas tha se është në proces për të rikthyer shërbimin. Menjëherë aplikacioni filloi të funksiononte për miliona Amerikanë. Përmes një deklarate kompania falënderoi presidentin e ardhshëm për garancinë e dhënë dhe tha se do të punonte me Trump për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për TikTok në SHBA.

CEO i TikTok Shou Chew pritet të marrë pjesë në inaugurimin e Trump ditën e Hënë. Duke postuar në rrjetin social Truth Social, Trump tha të Dielën se do tu kërkonte kompanive të mos lejojnë bllokimin e TikTok. “Unë do të lëshoj një urdhër ekzekutiv të hënën për të zgjatur periudhën kohore përpara se ndalesat e ligjit të hyjnë në fuqi, në mënyrë që të mund të bëjmë një marrëveshje për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare,” tha ai.

Kompania mëmë e TikTok, Bytedance, më parë ka injoruar një ligj që i kërkonte të shesë operacionet e saj në SHBA për të shmangur një ndalim. Ligji u la në fuqi nga Gjykata e Lartë të premten dhe hyri në fuqi të dielën.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

image 4
Story i mëparshëm

ВИДЕОЛОТАРИЈА КАСИНОС АВСТРИЈА ОДГОВОРЕН ПРИРЕДУВАЧ НА ИГРИ НА СРЕЌА

laporta ankohet ne referim 678e39a4e6c97
Story i radhës

Laporta ankohet në referim

Të fundit nga

Broja rikthehet javën e parë të marsit

Muajin tjetër Kombëtarja shqiptare do të nisë fushatën kualifikuese të Botërorit 2026, një turne ku pjesëmarrja mbetet një ëndërr për çdo tifoz kuqezi. Ndërsa stafi teknik ka nisur përgatitjet për ndeshjen e
ShkoLartë