hyseni ben homazhe te varrezat e deshmoreve per nder te epopese se uck se 6224c2d9b26f0

Hyseni bën homazhe te varrezat e dëshmorëve për nder të Epopesë së UÇK-së

March 6, 2022
1 minut lexim

Për nder të 24-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i Komunës së Gjilanit, Aban Hyseni, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit.

“Bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Policinë, FSK-në, asamblesitët e drejtorët komunalë, kemi bërë nderime te varrezat e dëshmorëve. Epopeja e UÇK-së është njëra prej veprimeve të krenarisë së kombit, ndërkaq përveç simbolikës së sakrificës është edhe mesazhi i fuqishëm për bashkim të vazhdueshëm e qëndrim unik në çështjen kombëtare. Tash është koha më shumë se kurrë që të tregojmë bashkim e unitet, duke e ditur që gjendja e sigurisë në botë është duke u cënuar. Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka thënë kryetari i Komunës, Alban Hyseni.

Me pas, kreu i Gjilanit me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe edhe tek lapidarët dhe bustet e dëshmorëve e heronjve në qytet.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, të shtunën ka mbajtur mbledhje solemne në nderim të sakrificës së Jasharajve, derisa të hënën ora e parë mësimore do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

perplasja per voren 6224c2d778750
Story i mëparshëm

Përplasja për Vorën

izraeli i sheh si obligim moral perpjekjet per te ndalur luften ne ukraine 6224c4a1d4c50
Story i radhës

Izraeli i sheh si “obligim moral” përpjekjet për të ndalur luftën në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë