hungaria kunder ndalimit te plote te importit te naftes dhe gazit rus 626fbe06a17f9

Hungaria kundër ndalimit të plotë të importit të naftës dhe gazit rus

May 2, 2022
1 minut lexim

Hungaria kundërshton idenë e Bashkimit Evropian për ndalim të plotë të naftës dhe gazit të importuar nga Rusia, ka thënë të hënën zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs.

Qëndrimi hungarez në lidhje me çdo embargo të naftës dhe gazit nuk ka ndryshuar, ne nuk i mbështesim ato”, ka thënë ai, raportoi BBC-ja.

Një ndalim total ndaj dy lëndëve djegëse fosile ruse po shqyrtohet aktualisht nga Komisioni i BE-së për t’u përfshirë në raundin e gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.

Ministrat e Energjisë të BE-së shpresojnë të arrijnë një qëndrim për gazin dhe naftën ruse nëpërmjet bisedimeve urgjente që do të nisin të hënën (sot).

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck pranon se nuk ka një pikëpamje unanime midis 27 vendeve të bllokut për ndalimin e furnizimeve me energji ruse.

Moska vazhdon të deklarojë se blerësit e huaj të gazit duhet të paguajnë në bankën e saj private, Gazprombank, e cila konverton çdo dollarë ose euro në rubla.

Komisioni Evropian sugjeron se vendet evropiane që përmbushin kërkesat bankare të Moskës mund të shkelin sanksionet e BE-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

takimet ne berlin lajcak shihet ne kater sy me kancelarin pastaj i ben bashke kurtin e vuciqin 626fbd1855e84
Story i mëparshëm

Takimet në Berlin, Lajçak shihet në katër sy me kancelarin, pastaj i bën bashkë Kurtin e Vuçiqin

ne kroaci bejne gjestin prekes per shqiptarin e kosoves 626fca6ab44ab
Story i radhës

Në Kroaci bëjnë gjestin prekës për shqiptarin e Kosovës

Të fundit nga

Banka Popullore: Rriten depozitat dhe kreditë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot publikoi se analizuar në bazë vjetore, depozitat kanë shënuar rritje prej 11.6 për qind që del nga depozitat më të larta në të

Blero reagon ashpër pas ndarjes?

Dje në rrjetet sociale shpërtheu lajmi se këngëtari i njohur Blero mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së tij me partneren e re, Agneta. E ndërsa ndjekësit u vërsulën për të zbuluar
ShkoLartë