Në Kroaci bëjnë gjestin prekës për shqiptarin e Kosovës

Dy futbollistët shqiptarë të Kosovës, Suad dhe Emir Sahiti pësuan një humbje të rëndë ditët e fundit, ku nëna e tyre u nda nga jeta.

Skuadra ku luan Suadi, Shibeniku nga Kroacia, ku gjithashtu luan dhe mesfushori i Shqipërisë, Eros Grezda, ka bërë një gjest të bukur dhe në të njëjtën kohë prekës për sulmuesin.

Gjatë festimit të golit të shënuar, lojtarët e skuadrës u mblodhën së bashku duke mbajtur dhe fanellën e Sahitit në duar.

Në postimin e faqes zyrtare të klubit në “Instagram”, Shibenik shkruante: “Me mendjen te ty Suad Sahiti. Mbahu fort, portokallinjtë e tu!”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Hungaria kundër ndalimit të plotë të importit të naftës dhe gazit rus

Story i radhës

Bota feston Fiter Bajramin/ Falja e namazit në Europë , SHBA e Afrikë

Të fundit nga