Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e se martës në aksin rrugor “Korçë-Devoll’, ku një 25 vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Shtetasja me iniciale F.S., e cila po drejtonte automjetin tip “Benz”, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Korçë-Devoll” në fshatin Dishnicë, shtetasja F. S., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasja F. S. është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.