galaxy unpacked 2025 gjerat kryesore qe u njoftuan ne ngjarjen e janarit 6791868dd4b29

Galaxy Unpacked 2025 – gjërat kryesore që u njoftuan në ngjarjen e janarit

January 23, 2025
1 minut lexim

Samsung përfundoi ngjarjen e saj Unpacked 2025 ku kompania njoftoi telefonat e saj më të fundit Galaxy, duke përfshirë Galaxy S25, Galaxy S25 Plus dhe Galaxy S25 Ultra.

Por hardueri nuk ishte vërtet “ylli i shfaqjes”, shkruajnë mediat e huaja.

Ishte më shumë diskutimi i Samsung për Inteligjencën Artificiale dhe se si ajo po ndërtohet në telefonat e saj.

Samsung gjithashtu “përmendi” Galaxy S25 Edge, telefonin e përfolur “të hollë”, por nuk dha asnjë detaj tjetër përveçse se është… i hollë.

Gjatë ngjarjes së saj të fundit Unpacked, Samsung zbuloi detaje në linjën e Galaxy S25.

Galaxy S25 dhe S25 Plus fillojnë përkatësisht me 799,99 dollarë dhe 999,99 dollarë, ndërsa S25 Ultra kushton 1299,99 dollarë në konfigurimin e tij të nivelit fillestar.

Ju mund t’i porosisni paraprakisht telefonat përpara lansimit të tyre më 7 shkurt, por përpara se ta bëni, me siguri po pyesni se çfarë ka të re.

Telefonat nuk duken apo ndjehen shumë ndryshe, me përjashtim të Galaxy S25 Ultra pak “më të lakuar”.

Snapdragon Elite 8 është ndoshta përmirësimi më i dukshëm i harduerit të familjes S25, i cili është deri në 40 për qind më i shpejtë se çipi Snapdragon 8 Gen 3 dhe vjen me një njësi të re të përpunimit për të mbështetur përvojën e zgjeruar të Samsung Galaxy AI.

Kompania prezantoi përmirësime multimodale dhe gjeneruese të inteligjencës artificiale, dhe linja Galaxy S25 thuhet se do të jetë ndër të parat që do të sjellë veçoritë e reja të Google Gemini.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

feyenoord shpartallon bayernin milani fiton 6791855e57283
Story i mëparshëm

Feyenoord shpartallon Bayernin, Milani fiton

tragjedia ish ushtaraku pranon krimin vrau gruan dhe dy vajzat e gazetarit te bbc 6791891d9a308
Story i radhës

Tragjedia/ Ish-ushtaraku pranon krimin, vrau gruan dhe dy vajzat e gazetarit të BBC

Të fundit nga

ShkoLartë