Humb jetën në aksident aktori i njohur

Aktori i njohur grek, Panos Natsis ka humbur jetën në një aksident automobilistik.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar. Aktori lëvizte me një motoçikletë, ndërsa është përplasur me një kamion.

Përplasja ka rezultuar fatale për Panos Natsis, i cili ka  humbur jetën në një moshë të re.

Aksidenti fatal ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou. Lajmi tronditi botën e artit, pasi aktori i ri ishte shumë i talentuar, raportojnë mediat greke.

Panos Natsis ka luajtur në disa filma të njohur në shtetin fqinj. Aktori ka lindur në vitin 1991 në Athinë. Në 2012 ai është diplomuar në Shkollën Dramatike të Teatrit të Artit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dembele mes United e Chelsea

Story i radhës

Hong Kongu fsheh edhe një memorial për protestat e Tiananmenit

Të fundit nga