Huadhënësi në kriptomonedha Celsius Network njoftoi shpalljen e falimentimit. Huadhënia në kriptomonedha ka rënë në muajt e fundit pas kolapsit të shumë kriptomonedhave nxitur nga TerraUSD në Maj.
Celius ka ndërprerë të gjitha tërheqjet dhe transaksionet e llogarive muajin e kaluar duke fajësuar kushtet ekstreme të tregut. Autoritetet në disa shtete Amerikane nisën hetimin e vendimit të Celsius.
Kompania Amerikane tha se kishte vetëm 167 milionë dollarë për të ofruar likuiditet gjatë procesit të ristrukturimit. Asetet e saj llogaritet të kenë një vlerë prej 1 deri në 10 miliardë dollarë.
Pas lajmit për shpalljen e falimentit nën mbrojtjen e Kapitullit 11, anëtarët e një komiteti special të drejtuesve të bordit thanë ditën e Mërkure se vendimi është i vështirë por i nevojshëm dhe i arsyeshëm pas ndërprerjes së tërheqjeve, transfertave dhe këmbimeve muajin e kaluar në platformë për stabilizimin e biznesit të Celsius dhe mbrojtur konsumatorët.
Nën Kapitullin 11 Celsius mund të vazhdojë operimin e biznesit dhe konsiderohet më shumë si një reorganizim. Pretendimet e konsumatorëve do të adresohen përmes procesit të Kapitullit 11 tha Celsius.
Celsius fiton duke marrë depozita konsumatorësh dhe dhënë hua me interesa më të larta. /PCWorld Albanian