hoxha takimi me shqiptaret ne michigan do hapim konsullaten e pergjithshme ne detroit shteti me prane qytetarit 6ab11a300f1fc

Hoxha takimi me shqiptarët në Michigan: Do hapim Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, shteti më pranë qytetarit

September 21, 2026
min lexim

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin dhe bashkëbisedimin e Kryeministrit Edi Rama me komunitetin shqiptar në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në X, Ministri e cilëson takimin një bashkëbisedim të hapur dhe të drejtpërdrejtë për Shqipërinë.

Hoxha thekson se së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare.

 “Një pritje e shkëlqyer dhe një takim i ngrohtë i Kryeministrit Rama me shqiptarët në Michigan, aty ku rreh fort një nga zemrat e mëdha të shqiptarisë, në një prej komuniteteve më të mëdha shqiptaro-amerikane, të mirëintegruar dhe të rrënjosur në jetën amerikane, por gjithmonë të lidhur fort me Atdheun.

Një bashkëbisedim i hapur dhe i drejtpërdrejtë për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithçka që na bashkon.

Së shpejti, Shqipëria do të hapë Konsullatën e Përgjithshme në Detroit, për ta sjellë shtetin më pranë qytetarëve, me shërbime konsullore më të mira, më shumë ndërveprim e mbështetje, si dhe lidhje më të forta ekonomike e tregtare me aktorët dhe autoritetet lokale e shtetërore, në funksion të interesave tona kombëtare.

Jemi angazhuar dhe do të bëjmë gjithçka që shërbimi ynë publik të jetë, kudo ku ka nevojë, pranë shqiptarëve, sa më funksional dhe sa më efikas.

Sepse kudo ku janë shqiptarët, aty është edhe Shqipëria. Aty duhet të jetë edhe shteti shqiptar: pranë tyre, në shërbim të tyre dhe krah tyre, për të ruajtur, mësuar, zhvilluar e trashëguar gjuhën shqipe, për të ruajtur identitetin tonë, për të shpalosur ngjyrat kuq e zi, si dhe për të përcjellë brez pas brezi krenarinë për rrënjët tona.

Sepse largësia nuk e zbeh lidhjen me Atdheun: shqiptarët, kudo që jetojnë, janë pjesë e së njëjtës histori, e së njëjtës gjuhë, e së njëjtës zemër”, ka shkruar Hoxha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gucati kerkon shfuqizimin e speciales ovl uck mbeshtet cdo proteste 6ab119b3e8e66
Lajmi i mëparshëm

Gucati kërkon shfuqizimin e Speciales: OVL-UÇK mbështet çdo protestë

shba ja dhe irani shkembejne kercenime shtohet frika e rikthimit ne nje lufte te plote 6ab11a909b99b
Lajmi i radhës

SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë kërcënime, shtohet frika e rikthimit në një luftë të plotë

Të fundit nga

ShkoLartë