Hoti: Qeveria e re e Kosovës duhet ta zbatojë Marrëveshjen e Washingtonit, me Kurtin janë humbur 4 vite

November 8, 2024
1 minut lexim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e re e Kosovës duhet të kthejë fokusin tek marrëveshja e Ëashngtonit. Hoti ka shkruar në profilin e tij se nisja e projekteve infrastrukturore është në interesin e Kosovës dhe qeveria e re duhet të nis menjëherë përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për t’u futur më tej në negociata me partnerët stratetegjik për zbatim e financim të plotë të projekteve.

Hoti thotë se me krizën energjetike që po mbretëron, projekti i gazit ka marrë përmasa të sigurisë kombëtare.

Deputeti i LDK-së dhe nënshkruesi i Marrëveshjes së Uashingtonit thotë se katër vite me Kurtin janë humbur, qindra miliona euro investime dhe mijëra vendeve të punës s’kanë ndodhur e s’janë krijuar.

“Projektet infrastrukturore të Marrëveshjes së Uashingtonit i tejkalojnë dimensionet ekonomike – ato janë çështje e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjate të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë:

 QEVERIA E ARDHSHME DUHET TË KTHEJË FOKUSIN TEK MARRËVESHJA E ËASHINGTONIT

Besoj shumë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i projekteve të parapara në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020. Nisja e projekteve të mëdha infrastrukturore është interes strategjik i Kosovës. Qeveria e re duhet menjëherë të nis përgatitjen e planeve zbatuese dhe të sigurojë financimin bazë, për të hyrë më tutje në negociata me partnerët strategjik të Kosovës për zbatim dhe financim të plotë të projekteve.

Pas krizës energjetike, projekti i gazit ka marrë dimensione të sigurisë kombëtare. Në anën tjetër, hekurudhora për Durrës e bën Prishtinën nyje të dy porteve detare, të Selanikut dhe Durrësit, dhe portë hyrëse infrastrukturore për më tutje në Ballkan dhe Evropën Qendrore.

Katër vite kanë humbur. Qindra miliona euro investime nuk kanë ndodhur e mijëra vende pune nuk janë krijuar. Kjo duhet të ndryshojë. Projektet infrastrukturore të Marrëveshjes së Uashingtonit i tejkalojnë dimensionet ekonomike – ato janë çështje e sigurisë kombëtare dhe qëndrueshmërisë ekonomike afatgjate të Republikës së Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbyllet protesta e PD përpara Bashkisë së Tiranës, protestuesit qëlluan godinën me sapun

Story i radhës

Këta janë kandidatët e NISMA’s për deputetë nga Ferizaj

Të fundit nga

Salah e thyen rekordin e madh në Premierligë

Liverpooli po shkon sigurt drejt titullit të kampionit në Premierligë. Të kuqtë nga Merseyside mposhtën 3:1 në “Boxing Day” Leicesterin, në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit anglez. E
ShkoLartë