hoti presim deri ne pese trupa te personave te zhdukur ti gjejme perreth fshatit prekaz 655ba20913f28

Hoti: Presim deri në pesë trupa të personave të zhdukur t’i gjejmë përreth fshatit Prekaz

November 20, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Andin Hoti, ka folur në lidhje për gërmimet që janë duke u bërë në Prekaz.

Hoti, ka thënë se mund të gjejnë deri në pesë persona që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur.

“Ky gërmim, ky aktivitet konkret është në kuadër të planifikimeve tona por me një ndihmë të madhe nga Kryqi i Kuq ndërkombëtar, për shkak se ata i përgatisin disa raporte që na udhëzojnë neve pak a shumë ku mund të jetë lokacione apo ku mund të ketë ende mbetej mortore të personave të zhdukur, këto raporte analitike i mbledhin prej arkivave të ndryshme, duke përfshirë arkivin e Tribunalit të Hagës”, ka deklaruar Hoti.

“Javën e kaluar e kam potencuar se janë gjetur disa mbetje mortore që potencialisht i përkasin viktimave të listës së personave të zhdukur”.

“Tre persona janë gjetur, ekipet janë duke punuar, kanë hasur edhe në mbetjet tjera, potencialisht, ne presim deri në pesë trupa të personave të zhdukur të lokacioneve përreth fshatit Prekaz”.

Ai theksoi se në javën e kaluar kanë qenë edhe në Prizren, teksa nesër në Ozdrim.

MARKETING

RENT A CAR

sherr mes nxenesve ne pogradec plagosen dy te miturit 655b9fef91046
Story i mëparshëm

Sherr mes nxënësve në Pogradec/ Plagosen dy të miturit

pak pas ndarjes nga don xhoni modelja ruse me te dashur te ri 655ba20d08219
Story i radhës

Pak pas ndarjes nga Don Xhoni – modelja ruse me të dashur të ri?

Të fundit nga

Opel sjell Mokka GSE Rally

Opel ka përditësuar linjën e tij GSE performance për automjetet elektrike, dhe para se modeli i parë prodhues të dalë në rrugë, kompania gjermane prezantoi një veturë rally. Bëhet fjalë për modelin
ShkoLartë