Horror/ Godet krimi tronditës në familje, babai vret fëmijën 1 vjeç, më pas gruan dhe veten

1 minut lexim

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Kavalla të Greqisë.

Një 56-vjeçar ka vrarë me armë zjarri gruan e tij 32-vjeçare dhe fëmijën e tyre, vetëm 1 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.

Mediat greke shkruajnë se çifti ishte drejt ndarjes dhe ishin në konflikt për kujdestarinë e fëmijës së tyre.

Autori ishte blegtor dhe mëngjesin e sotëm ka dalë nga shtëpia, ka marrë me vete gruan dhe fëmijën dhe i ka çuar në  pronën e tij ku i ka qëlluar. Burri ishte grek, ndërsa gruaja me origjinë gjermane.

Story i mëparshëm

Si ndikon pozicioni i gjumit në shëndet

Story i radhës

“Fokus”: Me shkollë të mesme kryetarja e Haraçinës u bë inspektore në Doganë

Të fundit nga