Tmerr në Paris ku trupi i pajetë i një studenteje 12-vjeçare u gjet mbrëmjen e së premtes në një bagazh. Policia arrestoi katër persona. Trupi ka qenë në pallatin ku banonte viktima. Zhdukja e vajzës, e cila dyshohej se ishte therur, ishte raportuar nga familja. Babai, i shqetësuar se mos e kishte parë të kthehej nga shkolla, kishte paralajmëruar gruan e tij dhe kishte shkuar në komisariat.
Misteri i Vrasjes
Për t’u kthyer nga shkolla në shtëpi, vajzës së vogël iu desh të kalonte një distancë shumë të shkurtër nga shkolla në shtëpinë e saj, në një ndërtesë të lagjes së 19-të në Paris, ku babai i saj punon si portier. Sipas asaj që rrjedh nga burime të hetimit, të cituara nga Bfm TV, trupi i vajzës, është gjetur e shkëputur me kokën.
Kufoma ishte në një qese plastike dhe kishte këmbë dhe krahë të lidhur.
Një grua misterioze në sallën e hyrjes së pallatit – Nga pamjet e kameras së sigurisë shohim vogëlushen duke hyrë në hyrje të pallatit, ku i flet një e re rreth 20 vjeçe. Asnjë nga banorët nuk e ka njohur gruan. E reja i bën shenjë që ta ndjekë dhe vajza i bindet edhe pse duket se ka një vështrim të shqetësuar. Më vonë, një grua, ndoshta e njëjta, i kërkon një banoreje të ndërtesës që ta ndihmojë të çojë një valixhe të rëndë në një makinë.
Gruaja mësohet se është në mesin e katër të arrestuarve dhe është në pyetje. Mes tre të tjerëve është edhe një i pastrehë, i cili pak para mesnatës gjeti bagazhin me trupin, jo shumë larg derës. Ai nuk është i dyshuar por është marrë si dëshmitar.
Burimi: GAZETA.MK