Horoskopi i Dashit
Pesë yje për Dashin. Lajm i mirë sepse tani po e përjetoni dashurinë në një mënyrë impulsive, pasionante dhe Marsi, duke kaluar në shenjën tuaj, po ofron kaq shumë për një lidhje të vërtetë dhe plot sinqeritet. Deri në atë pikë sa do të arrini të mbyllni një histori që ju ka lënduar, sepse do ta bëni zemrën të kuptojë se tani po ecni përpara.
Në punë, përpiquni të rregulloni diçka që nuk shkon: gjithçka varet nga ju, nga vullneti juaj, por me siguri do të keni sukses sepse kënaqësitë shihen të vijnë në muajt në vijim!
Horoskopi i Demit
Katër yje për Demin. Afërdita është në anën tuaj, duke sjellë emocione të forta dhe të çiltra në dashuri, ndërsa Mërkuri do të favorizojë takimet. Mundohuni të mos izoloheni, të mos mbylleni në shtëpi dhe t’i jetoni marrëdhëniet romantike me më shumë dëshirë, me shkujdesje.
Në punë, mundësi të mira vijnë në fund të qershorit: po të merresh me diçka të re? Kushtojini vëmendje, megjithatë, çështjeve financiare sepse do t’ju duhet të kapërceni disa probleme!
Horoskopi i Binjakëve
Katër yje për Binjakët. Lajm i mirë për dashurinë sepse Afërdita nga 23 qershori do të nisë një tranzit në shenjën tuaj dhe do të arrini të kapërceni të kaluarën, të çliroheni prej saj. Nëse jeni të interesuar për dikë, vazhdoni, përfitoni nga kjo sidomos të enjten sepse atëherë do t’ju duhet të bëni një zgjedhje.
Në punë jeni shumë kuriozë dhe dëshironi të ndryshoni jetën tuaj, të sfidoni veten. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe sigurisht nuk është aq e lehtë!
Horoskopi i Gaforres
Tre yje për shenjën e Gaforres. Jeni të dëshpëruar për të dhënë dhe marrë dashuri, po i bëni vetes kaq shumë pyetje dhe, nëse kohët e fundit keni mbyllur një lidhje, ndoshta jeni pak të kujdesshëm, sepse ju është dashur të përballeni me një zhgënjim.
Në punë ndjeheni të lodhur dhe kërkoni që të tjerët të jenë të qartë me ju: kujdes sepse mes të enjtes dhe të premtes diçka nuk do të shkojë mirë. Jupiteri është disonant, më mirë ruani qetësinë!
Horoskopi i Luanit
Tre yje për Luanin. Keni shumë vetëvlerësim, jeni goxha të sigurt për veten dhe historitë që kanë lindur në maj ndoshta tani duhet të rishikohen me më shumë qartësi dhe racionalitet. Gjithsesi në lidhjen aktuale nuk po ju pëlqen diçka dhe të shtunën mund të filloni një diskutim. Kujdes, mund të jetë i padobishëm.
Në punë, ndryshime të mëdha vijnë sidomos në sajë të Jupiterit dhe Marsit që janë në krahun tuaj: jeni në qendër të vëmendjes dhe po tërhiqni pak zili dhe xhelozi nga disa.
Horoskopi i Virgjëreshës
Pesë yje për shenjën e Virgjëreshës. Lajm i mirë për dashurinë sepse Afërdita është në anën tuaj dhe për këtë arsye mund ta lini veten të hidhet pas ndjenjave dhe pasionit. Ju, në realitet, jeni për lidhje stabël, doni siguri, por shpesh marrëdhëniet më të mira janë ato konfuze (të paktën në fillim).
Në punë, tani është koha për të vepruar, edhe për faktin se Jupiteri nuk është në dizavantazh me shenjën tuaj!
Horoskopi i Peshores
Tre yje për shenjën e Peshores. Bëni kujdes në dashuri sepse Jupiteri dhe Marsi janë kundër shenjës tuaj ndaj do t’ju duhet të jeni pak të kujdesshëm në aspektin e ndjenjave. Është dikush që ju intrigon, por ju sërish ndjeheni të pasigurt. Mundohuni të mos mbylleni, të mos izoloheni, por nga ana tjetër mendoni me kujdes përpara se të bëni premtime apo të ndërmerrni angazhime.
Në punë, përpiquni të ecni përpara me qetësi dhe kujdes. Epo gjendja ekonomike duket e mirë, tani do të fitoni më shumë!
Horoskopi i Akrepit
Tre yje për shenjën e Akrepit. Afërdita është në dizavantazh për shenjën tuaj, në dashuri ndjeheni të lodhur dhe po vuani pak sepse jeni gjithmonë në pozita vetëmbrojtjeje. Njerëzit që shtiren po ju mërzitin, por nëse e keni vënë punën në rend të parë dhe keni lënë pas dore dikë, tani është koha të fokusoheni.
Në punë, pak përfitime ka këtë javë, ndaj bëni kujdes me paratë. Më mirë të qëndroni të qetë dhe të forconi rrugën e maturisë!
Horoskopi i Shigjetarit
Katër yje për shenjën e Shigjetarit. Në dashuri, historitë që lindin tani janë intriguese, Jupiteri dhe Venusi janë në anën tuaj dhe ju ftojnë të lini veten të hidhet pas pasionit. Ata që i kanë dhënë fund një lidhjeje tani janë gati të përfshihen në një të re dhe kështu, të lënë pas frikën.
Në punë jeni në pritje të një promovimi të merituar, i cili ndoshta tani po vjen. Ata që kanë qëndruar në vendnumëro për disa kohë tani mund të fillojnë të merren përsëri, sepse gjithçka po ecën sipas planit!
Horoskopi i Bricjapit
Katër yje për të lindurit në shenjën e Bricjapit. Në dashuri ata që kanë pasur një zhgënjim nuk duan të përfshihen në një raport të ri, kanë frikë. Një zgjidhje është që të kuptoni se çfarë ka ndodhur, për të mësuar nga pësimet. Mundohuni të mos ofendoni dikë, mos jini gjithmonë kaq të pakënaqur, veçanërisht të enjten.
Në punë, Jupiteri është disonant, ndaj kushtojini vëmendje parave. Probleme me rinovimin e një marrëveshjeje, ndoshta dikush nuk i mbajti premtimet!
Parashikimet për Ujorin
Tre yje për Ujorin. Ata që po përjetojnë dy histori tani janë të pavendosur, e gjejnë veten në një udhëkryq. Afërdita është disonante, duhet të gjeni guximin të sqaroheni me vetem dhe më tej të thoni atë që mendoni. Historitë e sapolindura janë në krizë.
Në punë, një fazë e re do të fillojë për ju: përpiquni të jeni të qëndrueshëm në zgjedhjet tuaja, në atë që bëni dhe të kuptoni lajmin e mirë, veçanërisht të enjten! Si thoni të merreni me një hobi, një pasion? Do t’ju bëjë mirë!
Horoskopi i Peshqve
Katër yje për të lindurit në shenjën e Peshqve. Lajm i mirë në dashuri sepse Venusi është në anën tuaj dhe mund të keni një takim të veçantë. Nëse keni pasur probleme në të kaluarën, tani duhet të vazhdoni të ecni përpara dhe të përpiqeni ta harroni atë që latë pas. Fundjavë e mrekullueshme, do të jeni të rrethuar nga njerëz intrigues.
Në punë, pak hezitim mes të hënës dhe të martës. Më tej, gjithçka do të jetë mirë. Propozime të bukura rrugës, por mjaft nga këto kufij të kotë që i keni vënë vetes në aspektin profesional: lëreni veten të hidhet edhe pas një risie!