Yjet e Brazilit përleshen në stërvitje

Shokët e skuadrës në Brazil, Richarlison dhe Vinicius Jr mësohet se janë përleshur në seancën stërvitore dhe është dashur intervenimi i bashkëlojtarëve që ky sherr të mos eskalojë edhe më shumë.

Dyshja u përplasën të shtunën gjatë një seance stërvitore përpara miqësores së Selacaos me Japoninë të hënën.

Ende nuk është e qartësuar se çfarë e shkaktoi incidentin, në të cilin thuhet se Richarlison e goditi anësorin e Real Madridit.

Shokët e skuadrës, përfshirë superyllin e PSG-së, Neymar, intervenuan shpejt për t’i ndarë ata. Por ndërhyrja e tyre u duk se e zemëroi më tej Richarlisonin, i cili kërkonte sqarime nga Vinicius.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bisedimet dyditore me delegacionin bullgar, Osmani: U krijuan kushte për të vazhduar tutje

Story i radhës

Horoskopi javor 6-12 qershor 2022, shenjat që duhet të bëjnë kujdes këtë javë

Të fundit nga