DASHI
Nuk do jeni më të shpërqendruar si më parë sot dhe performancat në çdo sektor do jenë më të mira. Saturni do iu sigurojë stabilitet në jetën tuaj në çift dhe marrëdhënia juaj do jetë me sensuale. Kujdes, për të kaluar një ditë plotësisht të kënaqshme, shmangni pretekstet për të shpenzuar disa ore me miqtë. Ju beqarët do ndodheni para një zgjedhjeje delikate. Tregohuni shumë të kujdesshëm me çdo vendim që do merrni. Në punë mund t’iu prishet faqja ku punoni ose një pjesë e planit të bërë çka do ju alarmojë pak. Mos u merakosni sepse kolegët do ju ndihmojnë që çdo gjë të stabilizohet. Dëshira juaj e madhe për të shpenzuar do iu sjellë goxha probleme me financat.
DEMI
Urani do e ndryshojë tërësisht mënyrën sesi ju do e shihni jetën. Mos keni dyshime që do përjetoni emocione shumë të forta. Jeta në çift do afrohet shumë me perfeksionin. Do të ndani çdo kënaqësi me partnerin dhe do kaloni shumë kohë së bashku. Nëse jeni beqarë, zemra do iu përjetojë shumë emocione. Çdo gjë do të ndryshojë dhe do keni një takim me dike sharmant. Në punë fati do jetë gjithë kohës me ju. Keni për ta pasur gjithçka më të lehtë se më parë dhe do mbusheni lirisht me frymë. Sipas Horoskopit Vip, në planin financiar ka ardhur koha të bëni më shumë ekonomi në mënyrë që të mos keni probleme. Kjo nuk do te thotë të mos blini gjërat e nevojshme.
BINJAKËT
Sinqeriteti juaj nuk do iu pëlqejë të gjithëve sot. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm sepse disa mund t’iu bëjnë keq pa e kuptuar. Merkuri, planeti që udhëheq shpirtin, do iu bëjë më idealistë se kurrë ju të dashuruarve. Do jepni shumë nga vetja dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo sakrificë vetëm që t’i tregoni partnerit sa shumë e dashuroni. Ju beqarët do keni një takim mjaft interesant. Do jeni sensuale dhe të ngrohtë. Në punë ka mundësi të merrni një propozim për një post që e keni ëndërruar gjithmonë. As mos e vrisni mendjen për xhelozinë e kolegëve, por shihni të mirën tuaj. Financat mund t’i rregulloni vetëm në një mënyrë, të ndaloni se ëndërruari dhe të mos shpenzoni pa u menduar.
GAFORRJA
Bashkëpunimi i Venusit dhe Saturnit do jetë goxha i mirë për ju. Ata do iu nxitin të mendoni edhe përtej hundës tuaj dhe nuk do ju lënë të nxitoheni. Nëse jeni në një lidhje marrëdhënia me partnerin do ju shkojë ashtu si duhet. Do jeni me humor të mirë dhe mund të argëtoheni pak më tepër. Ju beqarët do ndikoheni negativisht nga Neptuni. Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë nëse nuk doni të lëndoheni më pas. Sipas Horoskopit Vip, në punë do jeni profesionistë dhe do i dëgjoni me kujdes ato që do iu thonë shefat. Në planin financiar ende nuk do jetë një kohë e mirë dhe me diell. Duhet ta menaxhoni më mirë atë buxhet që keni dhe të mos nxitoheni me shpenzimet.
LUANI
Do jeni shumë më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do bëni gjithçka që secila fushë t’iu ecë sa më mirë. Disiplinën që do vendosni do ua kenë të gjithë zili. Për ju të dashuruarit dielli do ndriçojë dhe emocionet do jenë të vazhdueshme. Do ndiheni të dëshiruar dhe të përkëdhelur. Askush nuk do arrijë t’ua prishë atmosferën e ngrohtë që do krijohet. Sektori i dashurisë për ju beqarët do influencohet nga Venusi. Do keni vërtet fat prandaj duhet ta shfrytëzoni. Në punë nuk do iu mungojë kurajoja dhe do i kaloni një nga një pengesat që iu kishin dalë. Në planin financiar do jeni më të organizuar dhe do arrini ta stabilizoni situatën. Më në fund do jeni të qetë në këtë plan.
VIRGJËRESHA
Ka mundësi që gjërat t’iu ndërlikohen paksa gjatë kësaj dite. Nëse keni për të marrë vendime apo për të bërë zgjedhje, prisni momentin e duhur dhe kërkoni mendimin e dikujt që i besoni. Nëse jeni në një lidhje mundohuni të silleni me maturi dhe të mos jeni shumë kërkues ndaj partnerit. Flisni për çdo gjë që iu shqetëson në mënyrë që të zgjidhni çdo gjë sa me parë. Ju beqarët duhet të pranoni ftesat që do iu bëhen. Pritet edhe një takim i veçantë. Në punë, një organizim jo i mirë mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Me paratë nuk do keni shumë fat. Vërini pak fre dëshirës së madhe për të shpenzuar dhe mund ta kaloni ditën pa probleme serioze.
PESHORJA
Do jeni në humor më të mirë gjatë kësaj dite dhe do i zgjidhni edhe disa situata të ndërlikuara që ju kishin dalë. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet jetës tuaj në çift dhe do bëni çmos që të ruani një atmosferë sa më të ngrohtë. Planetët do jenë në anën tuaj dhe do iu ndihmojnë t’ia arrini qëllimit. Ju beqarët më në fund do filloni një histori të bukur dashurie që do ua mbushë shpirtin. Sipas Horoskopit Vip, në punë do arrini atë që keni dëshiruar gjithmonë. Nëse bashkëpunoni me disa kolegë suksesi do jetë edhe më i madh. Në planin financiar do keni fat. Jo vetëm që buxheti do stabilizohet, por priten edhe përmirësime të ndjeshme.
AKREPI
Në disa momente stresi nuk do ju lërë të qetë sot, megjithatë me ndihmën e të afërmve dhe miqve do kaloni gjithçka me lehtësi. Dita do mbyllet më mirë nga sa e kishit menduar. Për ju të dashuruarit gjërat do shkojnë më së miri. Do bëni mirë të mos flisni aspak për çështje lekësh që ta ruani sa më gjatë këtë atmosferë. Për sa iu përket ju beqarëve, yjet thonë se do e keni sërish të vështirë ta gjeni personin që po kërkoni. Karriera do marre një kthesë të madhe sigurisht që në të mirën tuaj. Saturni do iu ndihmoje ta stabilizoni edhe situatën financiare. Do merreni më tepër me to dhe çdo gjë do shkojë si e kishit menduar.
SHIGJETARI
Do ndiheni shumë të sigurt në vetvete gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur jeni mbi të gjithë. Kujdes sepse gjithçka mund t’iu kthehet kundër. Nëse keni një lidhje mos u tregoni shumë dominues sepse kjo mund të nxitë debate me partnerin. Të dy jeni të barabartë dhe keni të drejtë të shpreheni ashtu si mendoni. Ju beqarët duhet të bëni më tepër durim nëse doni ta gjeni një person me të vërtetë interesant. Rrethanat do jenë të favorshme edhe për të hedhur hapa para në karrierë. Vendosmëria do jetë një nga pikat kyçe që do iu ndihmojnë t’ia dilni. Financat do marrin drejtimin e duhur. Po vazhduat kështu shumë shpejt do keni përmirësime të mëdha.
BRICJAPI
Dita mund të fillojë e trazuar gjatë kësaj dite megjithatë do e kaloni gjithçka shpejt dhe do merrni frymë më lirisht. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet kënaqësisë në çift. Nëse keni kohë që jeni bashkë mund të mendoni edhe për një bashkëjetesë, ndërsa nëse jeni të martuar mund të planifikoni një fëmije. Ju beqarët do jeni më në formë se kurrë dhe do keni mundësi të shumta të shijoni dashurinë. Në punë do jetë javë e paqëndrueshme dhe shpeshherë do ndiheni të lodhur. Bëni edhe pak përpjekje që të arrini disa nga objektivat. Në planin financiar nuk do jetë nevoja të ulni shpenzimet sepse situata do jetë vërtet e shkëlqyer.
UJORI
Nëse nuk mundoheni të reflektoni gjatë kësaj dite keni për të pasur probleme serioze. Nga ana tjetër mos lejoni askënd të ndikojë tek ju dhe t’iu prishë ekuilibrin. Nëse keni një lidhje, jeta juaj nuk do jetë ashtu si e kishit menduar. Do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin për një temë që keni kohë që e diskutoni. Kujdes me ato që do thoni. Edhe për ju beqarët nuk do jetë ditë me fat. Nuk do e gjeni as sot personin e ëndrrave. Në punë do jeni të sigurt për aftësitë tuaja dhe të sigurt në vetvete. Çdo moment do jetë i favorshëm për të marrë iniciativa të guximshme. Financat nuk do jenë problematike, por mirë është të mos kryeni transaksione të mëdha.
PESHQIT
Ndikimi i yjeve do jetë i shkëlqyer sot dhe sido që të jenë rrethanat do përjetoni kënaqësi pafund. Komunikimi dhe durimi do jetë pikat tuaja të forta. Venusi do të favorizojë stabilitetin për ju që keni një lidhje. Do i kushtoni shumë vëmendje njëri-tjetrit dhe do qëndroni më afër. Kënaqësitë do jenë goxha më të mëdha. Yjet do iu bëjnë ju beqarëve më joshës dhe sharmantë prandaj do e gjeni më shpejt sesa kishit menduar personin e duhur. Në punë nuk do ketë ndryshime të mëdha, por e rëndësishme është të thuhet se do të mbizotërojë qetësia. Mos u nxitoni për asgjë në planin financiar sepse do përballeni me probleme dhe vështirësi shumë të mëdha.