Dashi
Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe do doni ta kontrolloni veten në çdo moment. Për ju që keni një lidhje dita do jetë mjaft e favorshme për të rregulluar njëherë e mirë problemet që keni pasur në çift. Për shumë gjera do reflektoni me më shumë kujdes dhe do kuptoni gabimet e mëdha. Ju beqaret do jeni pafund impulsive dhe ka rrezik që pjesa më e madhe të gabojë në zgjedhjen e partnerit. Në punë nuk do keni aspak dëshirë të merreni me projektet që keni nisur dhe do dëshironi të pushoni shpesh. Kritikat mund t’iu bëjnë edhe pak agresivë. Buxheti do dobësohet goxha për shkak të shpenzimeve të pamenduara që do kryeni.
Demi
Gjatë kësaj dite do keni nevojë jetike të rigjeni vetveten. Reflektoni me kujdes, qëndroni në qetësi dhe do e gjeni paqen. Nëse jeni në një lidhje nuk do i keni gjerat shumë të lehta dhe herë pas here mund të mërziteni. Në fakt partneri nuk do jetë në humor dhe mundet t’iu thotë gjëra të gabuara. Mundohuni të mos ja vini veshin sepse nuk do dijë çfarë do thotë. Ju beqaret do i jepni më shumë rëndësi shoqërisë dhe do dilni shumë sot. Kjo do jetë një mundësi e mirë për të realizuar edhe njohje. Në punë do bëni të pamundurën për ta konsoliduar situatën dhe do ja dilni mbanë me sukses. Për financat duhet të këshilloheni me specialistë të fushës sepse ata do ju ndihmojnë vërtet.
Binjakët
Hëna do ketë ndikim shumë të madh sot në jetën tuaj dhe do sjellë vetëm çaste të bukura. Për ju që jeni në një lidhje do jetë një ditë e hareshme. Mes jush dhe partnerit çdo gjë do ecë sipas parashikimeve. Më në fund do bindeni plotësisht se ai është i duhuri. Ju beqarët do keni disa njohje të reja, por vetëm me persona të shenjës së binjakëve mund të mendoni të hidhni hapa. Marsi do jetë planeti më i begatë për sektorin profesional. Do ju pëlqejë shumë hyrja në kontakt me persona të shumëllojshëm. Në planin financiar nuk parashikohen aspak probleme sepse çdo hap që do e hidhni do e bëni me largpamësi.
Gaforrja
Pak nga pak stresi do largohet sot dhe gjërat do fillojnë të normalizohet. Marsi dhe Hëna do jene mbështetje e fortë. Për ju që keni një lidhje, të gjitha problemet dhe vështirësitë që keni pasur do marrin fund. Pranë partnerit do ndiheni shumë më mire nga me parë dhe do i hidhni të sigurta hapat drejt së ardhmes. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si më parë. Në punë do ndiheni shpesh në udhëkryq sepse ka ardhur koha të merrni vendime të mëdha. Sido që të vijnë gjërat nuk duhet të nxitoheni. Në planin financiar do jeni të nxituar dhe ka gjasa të bëni disa gabime.
Luani
Dielli do favorizojë reflektimin dhe maturinë gjatë kësaj dite. Do rifitoni edhe besimin në vetvete. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja do jetë pozitive. Nuk do konfliktoheni më për asgjë me atë që keni në krah, përkundrazi do mundoheni si ta bëni sa më të bukur çdo moment. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni të gjithë personave që do iu joshin sepse disa nuk janë aspak të vërtetë. Në planin profesional do bëni më të mirën për të arritur atë që dëshironi. Vërtet do bëni shumë kolegë xheloze dhe do keni konkurrentë të fortë, por do ja dilni me sukses. Reflektim dhe durimi do jenë pikat tuaja të forta. Financat do jenë tej mase të stabilizuara. Shfrytëzoni rastin për të shlyer disa borxhe të vjetra.
Virgjëresha
Dita e sotme nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe gjithë kohës do ju mungojë besimi tek vetja. Për ju të dashuruarit mëngjesi do fillojë me vrull e me debate të zjarrta. Të dy palët do jeni kokëfortë dhe për asgjë në botë nuk do hapni rrugë. Ju beqarët duhet t’iu besoni pak më shumë miqve që do iu prezantojnë me disa persona sepse ata ju duan vetëm të mirën. Në punë do jetë Jupiteri që do ju mbështesë fort dhe do ju ndriçojë mendimet. Ka mundësi që ju të arrini edhe më lart nga sa e kishit menduar. Mund t’iu bëhet edhe një propozim intrigues që nuk duhet humbur. Në planin financiar, po u treguat vigjilentë dhe po përfituat nga mbështetja e yjeve gjendja do ju përmirësohet tej mase.
Peshorja
Në vend që të nxitoheni dhe të thoni gjëra pa lidhje më mirë analizojini me kujdes gjërat dhe më pas veproni. Jeta juaj në çift do jetë e qëndrueshme. Edhe pse nuk do ketë shumë pasion bashkëpunimi dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjatë gjithë ditës. Për ju beqarët do jetë një ditë edhe më e favorshme. Falë mbështetjes së Jupiterit ju do arrini të bëni për vete atë që iu pëlqen. Në punë do ecni me ritme më të shpejta dhe nuk do ju trembin as kritikat që do ju bëhen. Çdo hap do e hidhni me maturi dhe do jeni gati të bashkëpunoni me këdo për më të mirën e mundshme. Tregohuni sa më të matur me shpenzimet dhe mos merrni as hua sepse do keni shumë probleme më vonë.
Akrepi
Më në fund sot do dilni nga anonimati dhe do bëheni më të njohur. Jeta juaj do marrë më shumë shkëlqim. Nëse keni një lidhje, të gjitha dyshimet apo pengjet që keni për jetën sentimentale duhet t’ia thoni atij që keni në krah. Vetëm në këtë mënyrë do ndiheni më të qetë. Ka mundësi që falë kësaj sjelljeje të afroheni edhe më tepër me partnerin. Ju beqarët që keni ëndërruar prej kohësh dashurinë e madhe duhet të përgatiteni sepse po afron momenti. Në punë do përshtateni shumë mirë me kolegët që do ju kërkohet të bashkëpunoni dhe gjithçka do rrjedhë natyrshëm. Edhe pse do jetë ditë me fat për financat nuk duhet të hidheni me sy mbyllur në detin e shpenzimeve.
Shigjetari
Sot priten të merren vendime shumë të rëndësishme. Reflektoni me shumë kujdes sepse këto vendime do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të hapur dhe bashkëpunues me partnerin. Po të shtoni edhe më tepër dozat e humorit çdo gjë ka për të ecur edhe më mirë. Ju beqarët nuk do i dëgjoni këshillat e miqve dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Në punë, Jupteri do ju bëjë më ambiciozë, megjithatë për të ndërmarrë hapa gjigande më mirë të prisni edhe pak kohë. Propozimet që do ju bëhen duhet t’i mendoni me kujdes. Gjendja e financave ka për të qenë goxha e mirë.
Bricjapi
Jo çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Në fakt po ta mendosh mirë perfeksioni nuk mund të ekzistojë në këtë botë. Ju që keni një lidhje do kaloni një dite të mbushur me emocione të forta, por ato do jenë si pozitive ashtu edhe negative. Ju beqarët do jene specialistë të joshjes dhe flirtimit kështu që do bëni për vete persona të shumtë. Për ju do fillojë një tjetër jetë. Në punë do ndiheni shpesh të bllokuar dhe pavarësisht se do doni të hidhni hapa para nuk do mundeni dot. Për financat këshillohuni sa më parë me specialistët sepse vete nuk do mund ta mbani dot situatën nën kontroll.
Ujori
Hëna do ju bëjë shumë më të vendosur sot. Do jeni edhe më të motivuar dhe nuk do ndaleni përpara sfidave që do ju dalin. Ju që jeni në një lidhje do i shtoni dozat e fantazisë dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që ambienti të jetë përherë i ngrohtë. Idetë origjinale dhe ngrohtësia që do ofroni do e bindin edhe më shumë partnerin se ka bërë mirë që ju ka zgjedhur. Ju beqarët duhet t’i merrni gjërat me shumë qetësi, por nga ana tjetër nuk duhet të keni frikë të hidhni hapa. Në punë do ndiheni shpesh si të bllokuar, por nuk do dorëzoheni. Mesazhet që do iu japin kolegët duhet t’i dëgjoni me kujdes. Shpenzimet kryejini të mirëmenduara që të mos keni probleme më pas.
Peshqit
Ka mundësi që gjatë kësaj dite të filloni të bëni shumë gjëra njëherësh, por pa përfunduar si duhet asnjërën. Nëse jeni në një lidhje kjo e sotmja nuk ka për të qenë një ditë shumë e qetë. Herë pas here situata mund të dalë edhe jashtë kontrollit dhe vështirë se do gjeni qetësi. Ju beqarët do jenë tej mase joshës dhe do arrini ta bëni për vete cilindo që do pëlqejnë. Punën askush nuk do ua shajë sepse dini gjithmonë si të veproni për të bërë më të mirën. Gjithsesi mundohuni të jeni realistë dhe mos ju besoni shumë premtimeve të disa kolegëve. Në planin financiar keni për të qenë me fat dhe kjo do ju ndihmojë ta kaloni situatën e vështirë në të cilën kishit rënë.