Horoskopi i datës 12 maj 2022

May 12, 2022
min lexim

Dashi

Në përgjithësi optimizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite. Sido që të jetë mos lejoni që shpirti pozitiv t’iu shtyjë të bëjë gjëra që nuk mund t’i realizoni dot. Nëse jeni në një lidhje mos i bëni partnerit premtime që nuk jeni as vetë të sigurt nëse mund t’i mbani dot sepse do e zhgënjeni tej mase atë. Tregohuni më realistë dhe do ndiheni më mirë. Ju beqarët do realizoni takimet që aq shumë keni ëndërruar dhe jeta ka për t’u marrë drejtimin e duhur. Në punë do filloni një aktivitet interesant dhe mund të nënshkruani disa kontrata të jashtëzakonshme. Të gjitha portat do ju hapen një e nga një. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe maturi kështu që gjendja nuk do jetë aspak e keqe.

Demi

Gjatë kësaj dite do krijoni një atmosferë shumë të këndshme dhe emocionet do jenë përherë të forta. Ju të dashuruarit do gjeni lumturinë në krahët e partnerit. Do ndiheni të plotësuar dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Ju beqarët do keni një ditë të bukur edhe pse nuk është e sigurt nëse do e gjeni shpirtin binjak. E rëndësishme është që nuk do mërziteni për asnjë çast. Në punë do jeni perfeksionistë dhe nuk do ju shpëtojë asnjë detaj. Do mund të realizoni disa nga projektet tuaja më të mëdha që dikur i keni pasur vetëm si ëndrra. Në planin financiar duhet të merrni masa sa më strikte që situata të mbetet e qëndrueshme.

Binjakët

Falë mbështetjes së madhe të Mërkurit sot nuk do ju mungojë asnjë moment energjia dhe idetë. Edhe pse do keni frikë mos gaboni, sërish do ecni para pa u ndalur. Për ju që keni një lidhje, marrëdhënia do konsolidohet tej mase. Do ndiheni mirë pranë partnerit tuaj dhe do ndani me të gjithçka. Ju vetëm sa do flirtoni me disa persona, por nuk do hidhni asnjë hap të nxituar. Në fakt duhet të bindeni para se të merrni vendime. Në punë duhet ta ulini kokën dhe të përpiqeni më shumë nga disa ditë më parë. Po u dorëzuat lehtë do dilni të humbur. Buxheti do përmirësohet tej mase kështu që mund të mendoni të bëni investimet e menduara.

Gaforrja

Do keni vullnet të hekurt gjatë kësaj dite dhe ka mundësi t’iu bëni ballë edhe problemeve që do ju dalin. Ju të dashuruarit do keni debate dhe probleme te njëpasnjëshme me partnerin tuaj që në orët e para të ditës. Shpesh do ndiheni aq keq saqë do mendoni edhe te ndaheni. Gjithsesi si përfundim nuk do merrni vendime të menjëhershme. Ju beqarët do e vuani më shumë se kurrë më parë vetminë dhe do zhyteni në pesimizëm. Në punë do jeni të vetëdijshëm për gabimet që keni bërë dhe do mundoheni t’i ndreqni. Pranojeni mbështetjen e kolegëve. Perspektivat për sektorin e financave do jenë të mira. Do jeni mjaft të logjikshëm me shpenzimet dhe gjendja mund të ketë përmirësime të mëdha.

Luani

Gjatë kësaj dite nuk do bëni asnjë lloj çmendurie, përkundrazi dita ka për të qenë shumë normale dhe e qetë. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë shumë normale dhe pa vështirësi. Do ndiheni të qetë dhe për fat nuk do keni probleme serioze. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme, flirtime dhe mundësi për aventura fantastike. Përzgjedhja do jetë tërësisht në dorën tuaj. Në punë do përqendroheni akoma më shumë dhe do mund të zgjidhni edhe disa çështje delikate të mbetura pezull prej kohësh. Në planin financiar do jeni impulsivë dhe kjo do e tronditë disi gjendjen. Bëni kujdes dhe mos vazhdoni me këtë sjellje.

Virgjëresha

Sot do i lini mënjanë të gjitha hatërmbetjet dhe problemet dhe do mundoheni të krijoni një ambient më të qetë. Ju të dashuruarit do keni nevoje jetike për harmoni dhe do mundoheni me sa të mundeni të tregoheni të matur me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta joshin personin tuaj të ëndrrave dhe do vazhdoni të mbeteni ende të vetmuar. Në punë do jeni të frymëzuar dhe të gjitha përpjekjet që keni bërë kohët e fundit do japin rezultatet e shumëpritura. Buxheti nuk ka për të qenë i mirë pasi do kryeni shpenzime të pakontrolluara e me pasoja të renda për të ardhmen.

Peshorja

Në disa momente mund të jeni konfuzë sot, por do e rimerrni shpejt veten dhe do logjikoni. Për ju të dashuruarit të gjitha rrethanat do jenë në favorin tuaj kështu që jeta ka për t’iu ecur vaj. Për asgjë nuk do keni ankesa apo pengje. Ju beqarëve do ju peshojë shumë vetmia, por nuk do keni mundësi të bëjnë asgjë për ta ndryshuar situatën. Bëni sa më shumë durim që të mundeni. Në punë do veproni me devotshmëri dhe nuk do ju mungojë asnjë moment motivimi. Në planin financiar duhet të ndiqni një plan strikt sepse vetëm ashtu do mund të bëni ekonomi. Shpenzime për gjëra qejfi mos bëni për asnjë arsye.

Akrepi

Ditë e shkëlqyer ka për të qenë kjo e sotmja falë ndikimit të madh të Neptunit. Ju të dashuruarit do jeni mjaft të përkujdesur për partnerin tuaj dhe do e mbani atë në pëllëmbë të dorës. Edhe ai do ju bëjë surpriza të këndshme. Romantizmi dhe ëmbëlsia do jenë pjesë e cdo minute. Ju beqarët do jeni sensuale dhe do arrini të afroni pas vetes cilindo që do pëlqejë. Ka mundësi të ndodhin gjëra të jashtëzakonshme. Në punë Mërkuri do jetë planeti që do ju bëjë t’i kuptoni mirë gjërat dhe do dini si të veproni. Sektori i financave nuk do jetë aspak i rrezikuar, pasi logjika dhe largpamësia do ju drejtojnë gjithë kohës.

Shigjetari

Gjatë kësaj dite do i fokusoni të gjitha përpjekjet tuaja tek projektet personale dhe do ja dilni mbanë me sukses. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar momente fantastike. Partneri do ju përgatisë surpriza të njëpasnjëshme dhe keni për t’u ndier për mrekulli. Ju beqarët nuk do keni dot dashuri me shikim të parë, por nuk do mungojnë disa takime interesante që shumë shpejt mund të shndërrohen në diçka më shumë. Në punë do keni më shumë ngarkesë nga zakonisht megjithatë duhet të merrni kohën e nevojshme për të reflektuar para se të veproni. Financat do i menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Bricjapi

Lëreni intuitën t’iu drejtojë gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar për asnjë çast. Ju të dashuruarit do bini dakord për gjithçka me partnerin tuaj dhe do merrni vendime të rëndësishme. Problemet e së shkuarës do i harroni përgjithmonë. Ju beqarët mirë është të dilni nëpër takime, por në asnjë mënyrë nuk duhet t’i idealizoni personat që do takoni pa i njohur si duhet. Në punë do ju paraqiten mundësi shumë të mira për të ecur më përpara. Do ndiheni më të frymëzuar dhe nuk do reshtni së bëri përpjekjet për t’iu treguar të gjithëve sesa vleni. Me shpenzimet tregohuni të kujdesshëm sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Ujori

Gjatë kësaj dite do vendosni ta lini veten të lirë dhe ta jetoni jetën si t’iu vijë. Në përgjithësi gjithçka do evoluojë. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe do bëni çdo gjë që do i pëlqejë partnerit vetëm që ai të ndihet mirë. Së bashku do qeshni e do përjetoni kënaqësi. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të parë, megjithatë mire është të bëni kujdes me hapat që do hidhni. Në punë, Mërkuri do ju bëjë të reflektoni më gjatë dhe të gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që do ju dalin. Financat do jenë të begata prandaj edhe po bëtë ndonjë shpenzim më tepër nuk do keni probleme.

Peshqit

Marrëdhënia me të tjerët do jetë shumë e mirë sot dhe gjithçka do ju realizohet ashtu si keni dashur përherë. Për ju që keni një lidhje ka për të qenë një ditë e zjarrtë. Do i shprehni hapur dëshirat që keni dhe secili do mundohet t’ia plotësojë tjetrit. Ju beqarët do keni vetëm njohje miqësore dhe asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet e ëndërruara do ju duhet ende të presin. Në punë do keni sukses të garantuar dhe do filloni të mendoni edhe për të ndërmarrë një projekt vetjak. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LIVE: Rusia dhe Ukraina kanë përdorur municione të ndaluara

Story i radhës

Oferta e të burgosurve të luftës për luftëtarët e plagosur

Të fundit nga

ShkoLartë