Horoskopi ditor, 30 prill 2022

April 30, 2022
min lexim

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Për dashurinë është një moment mjaft delikat për shkak të ankthit dhe stresit që jeni duke përjetuar. Në punë duhet të jeni të fokusuar më shumë duke u përqendruar te gjërat që keni në dorë.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Në dashuri, ata që janë me dikë prej një kohe të gjatë nuk duket të kenë asnjë problem. Mund të ketë shpërqendrime, por ato gjenden në punë.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Gjëja e rëndësishme në dashuri është t’i kushtoni vëmendje fjalëve që thoni. Në punë do ketë të reja që do të ndryshojnë gjërat.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Në dashuri ka gjëra që nuk shpjegohen, por do të vijnë disa përgjigje. Në punë duhet t’i kushtoni vëmendje dikujt që e keni afër.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Pak energji për dashurinë, asgjë e re në sfond. Në punë, zvarritja do të jetë një zgjedhje krejtësisht e gabuar.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Për dashurinë, këto ditë janë pak të çuditshme, nëse qëndroni larg stresit mund t’i zgjidhni gjërat. Në punë, përkushtimi është thelbësor.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Në dashuri ka disa probleme që largojnë qetësinë e ditëve të deritanishme. Në punë do të ketë lajme pozitive për të ardhurat tuaja.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Sjellja në marrëdhëniet e dashurisë mund të jetë e duhura ndaj bëni kujdes të silleni ngrohtë. Në punë do të ketë të reja të veçanta.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Në dashuri duket se çdo gjë është në rregull. Ekuilibri për përballimin e situatave të caktuara është ai i duhuri ndaj vazhdoni kështu. Në punë nuk duhet të harroni kurrë se cili është qëllimi.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Dashuria është paksa e paqartë, ndjeni pështjellime. Ndoshta do të ketë nota pozitive. Në punë ditët do të përmirësohen.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Për dashurinë këto do të jenë ditë të rëndësishme nëse i lini pas shqetësimet tuaja. Në punë është e rëndësishme të qëndroni të fokusuar.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ka gjëra të pashpjegueshme për dashurinë, por koha e duhur duket të vijë dhe të vërë gjërat në rendin e tyre. Në punë mund të jetë më mirë se kaq, por nuk duhet të dorëzoheni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zelensky falënderon ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar

Story i radhës

Lufta barbare ruse në Ukrainë, dilemë për përdorimin e armëve bërthamore nga Rusia

Të fundit nga

ShkoLartë