Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

min lexim

Dashi

Dite tejet e vështirë do jetë kjo e sotmja për ata qq janë në një lidhje. Herë pas herë mundet edhe të debatoni ashpër dhe mund të thoni fjalë të pamenduara. Beqaret do dinë si të joshin dhe si ta afrojnë pas vetes personin që do pëlqejnë. Jupiteri do ju mbështesë pafund në planin financiar prandaj dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme në këtë sektor.

Demi

Nuk do i qëndroni aspak besnike partnerit tuaj sot dhe nëse ai e kupton gjerat për ju kane për te qene shume keq. Edhe vete do lëndoheni dhe do mërziteni. Beqaret jo vetëm qe do kenë takime, por mund te hedhin edhe hapat e para drejt një lidhjeje. Ne planin FInanciar duhet te merrni masa sa me shpejt qe situata te mos marre tatëpjetën.

Binjakët

Sot do jeni për çdo gjë ne një mendje me partnerin tuaj dhe do bëni me te mirën për te dy. Do qeshni, do argëtoheni dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Beqaret do ja lënë çdo gjë kohës dhe nuk do kërkojnë me ngulm te FIllojnë një lidhje. Sektori i FInancave ka për te qene me i qëndrueshëm se me pare, megjithatë nëse tregoheni te kujdesshëm me çdo shpenzim do jete akoma dhe me mire.

Gaforrja

Nëse jeni ne një lidhje, sot ka për te qene një dite rutine dhe pa ndonjë emocion te veçante. Mundohuni sa me pare ta ndryshoni këtë qetësi mbytëse sepse do jete me keq për ju. Beqaret ndryshe nga sa e kishin menduar, kane për te kaluar një dite emocionuese sot dhe te mbushur me takime. Gjendja FInanciare do jete me e mire prandaj mund te bëni edhe ndonjë shpenzim me shume.

Luani

Si ju ashtu edhe partneri do mundoheni fort qe ta ndryshoni rutinën e jetës ne çift. Do dilni, do argëtoheni dhe gjeja me e mire është se nuk do ua vini veshin fjalëve te të tjerëve. Beqaret do luajnë me sharmin dhe sensualitetin e tyre dhe do bëjnë shume persona për vete. Ne planin financiar do jeni tej mase te matur dhe te kujdesshëm. Gjendja do mbetet mjaft e mire.

Virgjëresha

Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni si neper ëndrra pranë partnerit dhe nuk do ju besohet qe te gjitha po i jetoni ne realitet. Beqaret nuk do e kenë te nevojshme krijimin e një lidhjeje prandaj nuk do i pranojnë as propozimet qe do ju bëhen. Tani për tani ndihen me mire vetëm. Buxheti do jete i shkëlqyer, kështu qe kryejini pa frike investimet e menduara.

Peshorja

Do i shtoni me tepër dozat e fantazisë gjate kësaj dite dhe atmosfera ne jetën ne çift do behet akoma me e ngrohte. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohe për këtë gjë, kështu qe tani për tani le te kalojnë sa me shume kohe me miqtë. Ne planin FInanciar mos kërkoni ta përmirësoni me inat buxhetin sepse nuk do ja dilni dot.

Akrepi

Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Here pas here mund te keni edhe debate te ashpra, por ne disa momente mundet edhe t’ia kaloni mire. Beqaret do jene te paarsyeshëm dhe ka rrezik te joshin persona qe janë tashme ne një lidhje. Buxheti do jete goxha i mire. Vazhdoni ta menaxhoni atë si kohet e fundit dhe gjendja do përmirësohet.

Shigjetari

Nuk do keni për çfarë te qaheni sot ju te dashuruarit pasi partneri do ju mbaje gjithë kohës ne pëllëmbe te dorës. Ai do kujdeset me tepër për ju sesa për veten e tij. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri dhe takimet qe do realizojnë nuk do jene ato te shumëpriturat. Ne planin FInanciar gjithçka do shkoje mire. Mund t’i kryeni pa frike shpenzimet dhe mund te hiqni edhe para mënjanë.

Bricjapi

Marrëdhënia me partnerin ka për te qene goxha e mire sot. Do jeni te dy palët tolerante dhe te kuptueshëm me njeri­tjetrin. Beqaret nuk do duan te fillojnë lidhje sepse tani për tani e adhurojnë tej mase jetën qe kane. Buxheti nuk do jete aspak i mire. Duke e ditur këtë gjë duhet patjetër te ulni ne maksimum shpenzimet dhe te bëni një riorganizim te situatës.

Ujori

Do reflektoni gjere e gjate sot ju te dashuruarit dhe me ne fund do i kuptoni te gjitha gabimet qe keni bere. pas mesditës marrëdhënia do përmirësohet sepse do dini si te kërkoni falje me mënyra nga me interesantet. Beqaret do e vuajnë pafund vetminë e tyre, por serish nuk kane nuk do mund ta ndryshojnë dot situatën. Financat do përmirësohen fale disa parave qe do iu japin familjaret.

Peshqit

Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Për fat nuk do keni debate me partnerin dhe ne përgjithësi do mbizotërojë qetësia. Beqaret do FIllojnë një histori dashurie te jashtëzakonshme qe do i fute ne një tjetër bote. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju jeni sjelle kohet e fundit. Bese keni bere çmenduri dhe nuk keni kursyer aspak gjendja do jete delikate.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është krimineli më i zgjuar në botë, shihni çfarë i bën policisë ndërsa e ndjek

Story i radhës

Aksident në aksin Fier-Lushnje, makina kthehet përmbys

Të fundit nga