Horoskopi 21 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

min lexim

Dashi

Herë pas here do gjendeni në situata të sikletshme sot dhe nuk do dini çfarë të bëni. Mërzitja do mbizotërojë në shumicën e ditës. Ju të dashuruarit do mundoheni me çdo kusht të ruani stabilitetin në jetën në çift. Bëni lëshime dhe sakrifikojeni pak lirinë tuaj në mënyrë që të arrini atë që doni. Ju beqarët, falë influencës së Hënës do përjetoni emocione të reja. Disa nga ëndrrat tuaja do të bëhen realitet. Shfrytëzojeni sa më shumë ditën. Në punë do keni detyra të vështira, por kjo nuk do të thitë që të dorëzoheni menjëherë. Bëni pak më shumë kujdes nga zilia e kolegëve. Do jeni shumë të motivuar për të përmirësuar edhe më tepër buxhetin tuaj.

Demi

Marsi do ju bëjë shumë të zotët sot dhe do arrini të kontrolloni çdo gjë duke mos lënë të papritura. Do keni aftësinë të përshtateni me çdo situatë. Permiresimi që ka filluar në jetën tuaj sentimentale do të vazhdojë edhe gjatë kësaj dite dhe të gjitha problemet që kishit do të zhduken. Kërkoni falje nëse keni bërë më parë ndonjë gabim dhe do iu falin. Ju beqarët do të ndihmoheni mjaft nga Venusi i cili do i bëjë të lundroni në detin e dashurisë dhe kënaqësisë. Në punë mos reagoni kuturu sepse keni për të pasur probleme me të vërtetë serioze. Dëgjojini me kujdes këshillat e kolegëve të vjetër. Maturia në sektorin financiar do jetë shumë e domosdoshme sot.

Binjakët

Sido që të jetë gjërat ju do dini si të silleni e si të mbani një klimë të ngrohtë. Do jeni përherë të motivuar dhe me dëshirë për të ecur para. Shumë planetë do të mbrojnë jetën tuaj në çift. Besimi dhe respekti midis jush do të rritet së tepërmi. Nëse jeni vetëm Venusi do krijojë një klimë shumë të përshtatshme për të dashuruar. Gjithsesi mos u nxitoni pa marrë vesh se çfarë doni në të vërtetë. Në punë nuk duhet të shpërqendroheni vetëm për të kërkuar arritjen e majave menjëherë. Mos e prishni me dorën tuaj ambientin mbizotërues. Financat jo të mira, prandaj merrni hua tek dikush që i besoni më shumë se të tjerët.

Gaforrja

Me pa këmbëngulje dhe kurajë sot do ja dilni kudo. Nuk dorëzoheni lehtë dhe për ju nuk ekzistojnë gjërat e pamundura. Nëse keni krijuar një lidhje, Jupiteri do të përmirësojë mjaft jetën tuaj. Ka ardhur momenti të bëni çdo gjë për t’ia kaluar sa më mirë me atë që keni në krah. Gjithë mundi do të rikompensohet më vonë. Ju beqarët do shkoni në qiell të shtatë. Do e shfrytëzoni deri në fund çdo minutë që kalon. Në punë herë pas here do ju duket sikur nuk do mund të arrini ku doni, por nuk do dorëzoheni. Në fakt gjërat do ndryshojnë për mirë. Saturni do iu ndihmojë të menaxhoni më mirë financat dhe situata do përmirësohet.

Luani

Do jeni shumë të pjekur gjatë kësaj dite dhe do i mendoni mirë gjërat para se të shpreheni. Kjo do shmangë edhe problemet më të vogla. Situata në jetën sentimentale për ju çiftet do jetë më e mirë se kohët e fundit. Duhet ta bëni partnerin të flasë për çdo gjë me ju dhe të mos mbyllet në vetvete. Nëse jeni vetëm duhet të mendoni më mirë për atë që do bëni në të ardhmen. Kjo ditë do jetë mjaft pozitive. Do filloni një operacion financiar i cili kërkon mjaft kapital. Në punë do hidhni akoma më shumë hapa para dhe do ndiheni krenarë për gjithçka keni arritur. Situata e mirë financiare do iu ndihmojë t’ia dilni mbanë me sukses.

Virgjëresha

Disa tronditje të vogla financiare mundet t’ua turbullojnë pak jetën gjatë kësaj dite, megjithatë nuk mund të themi se do përballeni me probleme serioze. Saturni do të pushojë së influencuari në jetën sentimentale për ju çiftet. Ambienti do filloje të ngrohet dhe bashkëpunimi do të fillojë ndërmjet jush. Nëse jeni një zemër e vetmuar, planetët do iu ndihmojnë. Aventurat do jenë të shumta, por mund të ketë edhe lidhje serioze. Në punë do finalizoni një projekt të nisur më parë dhe do keni argumente të forta për të marrë atë që kërkoni. Financat do jenë të shkëlqyera. Bëni shpenzimet që donit dhe shlyejini borxhet që kishit.

Peshorja

Buxheti do luajë rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite. Herë do ndiheni mirë, por herë do jeni edhe nervozë. Nëse jeta juaj në çift është delikate apo e fortë, këtë do e mësoni sot. Flisni me partnerin për çdo shqetësim apo problem dhe çdo gjë do shkojë mire. Ju beqarët do jeni shumë këmbëngulës në kërkimin e dashurisë. Nuk do jeni të fiksuar pas pamjes të atij, për më shumë rëndësi do ketë njeriu. Do gjeni dikë të së njëjtës klasë sociale. Në punë, më në fund do vini një zbatim njohuritë e marra më parë dhe do ndiheni edhe më mirë me veten. Falë Mërkurit do ketë përmirësime të ndjeshme të financave.

Akrepi

Sot do jeni të frymëzuar dhe me shumë ide të mira në mendje. Do jeni këmbëngulës dhe nuk do ndaleni derisa të bëni atë që ëndërroni aq shumë. Sektori i dashurisë për ju të dashuruarit nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur më shumë atmosferën. Ju beqarët do mund të gjeni gurin e çmuar. Kujdes, ai duhet mbajtur me kujdes sepse mund të thyhet ose dikush tjetër mund t’ua rrëmbejnë nga duart. Fati do jete në anën tuaj. Në punë do merrni një informacion sekret që do ju ndryshojë gjithë rrjedhën e gjërave. Gjithçka ka për të qenë në favorin tuaj. Shfrytëzojeni për të përmirësuar financat sepse jo gjithmonë ai do të jetë pranë jush.

Shigjetari

Do jeni spiritualë dhe do mendoni gjatë sot. Nuk do ju pëlqejë të hidhni hapa pa qenë të bindur për diçka. Ju të dashuruarit do kërkoni një lidhje më të thellë ose do doni që situata e ndërlikuar që ka qenë kohët e fundit, të rregullohet. Të gjitha këto do iu realizohen. Për ju beqarët dashuria do ecë si duhet. Personi që do takoni do iu sjellë qetësinë dhe ngrohtësinë e munguar. Në punë disa kolegë do ju kritikojnë dhe do ju thonë se nuk do arrini dot asgjë nga ato që iu janë kërkuar. Mos u mërzitni dhe bëni më shumë përpjekje për t’iu treguar atyre të kundërtën. Me financat do tregoheni strategë. Do bëni çmos që të ruani një ekuilibër dhe do ia dilni mbanë me sukses.

Bricjapi

Gjatë kësaj dite keni për të marrë vetëm kritika dhe në shumë momente atmosfera do jetë e trazuar. Do bëni gabime të vazhdueshme dhe nuk do pranoni asgjë. Ju të dashuruarit nuk do i qëndroni shumë besnikë partnerit dhe kjo do sjellë debate të mëdha në jetën tuaj. Nëse doni që lidhja juaj të vazhdoje duhet të mendoheni mirë para se të veproni. Dashuria për ju beqarët do shkojë ashtu si duhet. Do keni fat dhe Marsi do iu mundësojë një takim shumë interesant. Në punë nuk do ruani dot një pozicion dhe duke qenë të pavendosur do humbni pikë. Gjërat nuk do ju shkojnë ashtu si i kishit programuar. Me financat duhet të tregoheni të matur, në të kundërt pakujdesia do iu kushtojë shtrenjtë.

Ujori

Nëse mendoheni disa herë para se të veproni nuk do mund të bëni gabime sot. Merkuri do krijojë të gjitha kushtet e nevojshme që ju të dashuruarit ju dhe partneri të dialogoni sa më mirë me njëri-tjetrin. Mos e privoni veten nga asgjë dhe merrni të gjithë kohën e nevojshme për të diskutuar. Nëse jeni vetëm pritet të ketë një takim të rëndësishëm. Mos u nxitoni për të marrë vendime. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do ndaleni para asnjë sfide. Do i mbroni idetë tuaja edhe sikur të gjithë t’iu vihen kundër. Nëse nuk bëni shumë shpenzime nuk do keni asnjë problem në planin financiar.

Peshqit

Do jeni shumë bujarë sot me të gjithë dhe do i shihni gjërat pozitivisht. Në fakt mirë është që në çdo moment të ruani pak një hije dyshimi në mënyrë që mos lëndoheni më pas. Saturni do kujdeset për jetën sentimentale për ju që keni një lidhje. Edhe ju vetë do e lini pas ëndrrën dhe do ktheheni në realitet. Do zbuloni një anë tjetër pozitive të partnerit që as që e dinit se ai mund ta kishte. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një surprizë shumë të madhe. Në punë do i mahnitni të gjithë me vendosmërinë dhe këmbënguljen. Prezenca e Marsit tek qielli juaj do jetë shumë e dobishme për financat. Ato do të përmirësohen.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

RMV/ Të hënën nuk punohet

Story i radhës

Televizioni shtetëror rus përgatit shikuesit për humbjen e Khersonit

Të fundit nga