Honda “tërheq” nga tregu 1.7 milionë vetura për një defekt që mund të çojë në “vështirësi për drejtimin e automjetit”

October 11, 2024
1 minut lexim

Honda ka tërhequr afro 1.7 milionë automjete nga tregu për një defekt që mund të çojë në “vështirësi në drejtimin e automjetit”.

Siç raportohet, problemi qëndron në kutinë e marshit drejtues.

Gjithsej 1,693,199 automjete janë prekur, që përfshijnë markat Honda dhe Acura.

Bëhet e ditur se Honda dyshon se vetëm rreth 1% e veturave të përfshira në tërheqje – rreth 17,000 vetura – kanë defekt.

Sidoqoftë, kompania planifikon të zëvendësojë kutinë e tyre të marsheve me një të re.

Honda mori ankesën e parë për këtë problem në shtator të vitit 2021, me 13 raporte për përplasje në lidhje me defektin e drejtimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ana Brnabiq humb kontrollin, shanë deputetin e opozitës

Story i radhës

United sërish në merkato, gati 70 milionë për yllin e PSG

Të fundit nga

ShkoLartë