Holandezët shpresojnë që “Topçinjtë” dhe United të përplasin “brirët”

1 minut lexim

Pasi zyrtarizuan Tyrell Malacia, drejtuesit e Manchester United kanë nisur nga puna për të siguruar transferimin e dytë të verës.

Objektivi prej kohësh mbetet i pandryshuar. Trajneri Erik ten Hag ka urdhëruar drejtuesit të blejnë kartonin e Lisandro Martinez nga Ajax.

“Djajtë e Kuq” së fundmi kanë përmirësuar me pesë milionë paund ofertën teksa janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 43 milionë paund për mbrojtësin e “Harkëtarëve”.

Megjihatë, për momentin drejtuesit e Ajax po bëjnë rezistencë, nisur nga fakti që në lojë për shërbimet e 24-vjeçarrit është edhe Arsenal.

Holandezët shpresojnë që “Topçinjtë” dhe United të përplasin “brirët” e në këtë formë të fitojnë sa më shumë në aspektin financiar.

Nga ana tjetër, vetë Martinez këmbëngul për një transferim në Premier League, ndërsa nuk ka preferencë mes Arsenal apo Manchester duke e bërë edhe më misterioz fundin e kësaj sage.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Jo vetëm Roma dhe Lazio, kryeqytetit i shtohet edhe një tjetër klub

Story i radhës

Diplomatët e lartë të SHBA-së dhe Kinës mbajnë bisedimet e para ‘konstruktive’

Të fundit nga