Holanda ka shënuar fitoren e radhës në Grupin B të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
“Tulipanët” shënuan fitore me rezultat 2:1 në Dublin ndaj Republikës së Irlandës.
Për Holandën shënuan futbollistët Gakpo (19′ – nga penalltia), Weghorst (56′) dhe për irlandezët realizoi Idah (5′).
Në Grupin B Franca udhëheq me 15 pikë, pasojnë Holanda me 9, Greqia 9, Irlanda 3 dhe Gjibraltari 0 pikë.