Fotografia e një të mbijetuari të vetmuar në bykun e një varke emigrantësh të përmbysur në mes të detit pranë Floridës është përhapur në mbarë botën. “BBC Mundo” ka mësuar se njeriu është Juan Esteban Montoya, 22 vjeç, nga Kolumbia. Montoya, i cili u shpëtua të martën pasi kaloi orë të tëra në rrugë tha se u largua nga Bahamasi në të gdhirë të ditës së diel me 39 persona të tjerë.
Ai po udhëtonte me motrën e tij më të vogël Maria Camila, e cila u zhduk në mbytjen e anijes. Roja Bregdetare e SHBA-së nxori pesë trupa nga deti përpara se të përfundonte kërkimin e saj në një zonë detare sa madhësia e shtetit të Nju Xhersit në perëndim të diellit të enjten. Zyrtarët u alarmuan të martën kur panë një burrë të ngjitur në bykun e një varke rreth 72 km nga Florida raporton “BBC”.
Anija mund të ketë qenë pjesë e një “sipërmarrjeje kontrabande njerëzore”, thanë zyrtarët amerikanë. Asnjë nga 40 pasagjerët nuk kishte veshur jelek shpëtimi tha zoti Montoya, i cili vjen nga Kolumbia. Ai u shpëtua të martën kur kapiteni i rimorkiatorit Signet Intruder, e pa atë të shqetësuar. Menaxheri i operacioneve të kompanisë së transportit Signet në Florida i tha Atahualpa Amerise të “BBC Mundo-s”: “Në orën 8:05 e sollëm në bord dhe ai u trajtua menjëherë, pasi ishte i dehidratuar dhe i dhamë ujë dhe ushqim. Ai ishte shumë i dobët dhe shumë i shqetësuar”.
Ai na tha se në varkën e tij ishin gjithsej 40 persona dhe se pasi u larguan nga Bimini në mesnatën e ditës së shtunë përfunduan katër orë udhëtim derisa moti i keq shkaktoi përmbysjen e anijes. Rreth 20 prej tyre do të kishin duruar orë të tëra duke u kapur pas mbetjeve të bykut, i tha zoti Montoya ekuipazhit. Kapiteni Jo-Ann Burdian, komandanti i sektorit të rojes bregdetare në Majami tha në një konferencë shtypi se incidenti ndodhi në një rrugë “normale” të kontrabandës me njerëz nga Bahamas në jug të SHBA-së.