Historia nuk zhbëhet: Isë, ti e shaktërrove LDK-në!

February 19, 2022
min lexim

Nuk mund të shpëtojë asgjë që ndodh në vend, ku në fokus të saj të jenë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, pa komentuar Isa Mustafa. Me paftyrësinë që e karakterizon, gjen kurajë të kritikojë dikë, njeriu më i urryer në skënën tonë politike që nga paslufta, së bashku më Hashimin.

Pikërisht duke mbrojtur këtë të fundit, Isa kritikon Albinin dhe Vjosën që në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, nuk e kanë zënë fare në gojë ish-kryeministrin Hashim Thaçi dhe as ish-presidentin Fatmir Sejdiu.

Në rolin e mësuesit Isa na kujton se “në ditë të tilla duhet t’u njihet kontributi të gjithëve, përfshirë edhe Thaçin që kishte lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës”.

Kontributi i Hashimit është negativ, andaj në një ceremoni festive duhet përmendur ata që kanë dhënë kontribut pozitiv, në të kundërtën do të ishte përmendur jo vetëm Hashimi por edhe vet Isa. Pikërisht ky i fundit, jo vetëm shtetin, ka shkatërruar edhe partinë.

Andaj, edhe Isës duhet t’i njihet çfarë ka ndodhur në të kaluarën. Njeriu që degradoi partinë në 13 % bashkë me një parti tjetër, si ka fyytryë të dalë dhe të flasë për të tjerët, kur është shkakatari kryesor për ndarjen e partisë.

Isa, për më tepër është fajtor që kundërshtari më i madh i Rugovës u bë president, Isa po ashtu është personi meritor që PDK ka vazhduar të mbetet në pushtet, me që rast edhe vendi është varfëruar.

Po ashtu, Isa Mustafa është njeriu që me paturpësinë në fushatë trumbetonte me të madhe “kurrë më PDK, kurrë me ata që na kanë vrarë aktivistët tanë, kurrë…”. Sapo përfunduan zgjedhjet, bëri koalicion me PDK-në për interesat e tij karrieriste. Isa shkoi aq larg sa ishte në gjendje të bënte kurban vendin për interesa të Hashimit, që të shpëtonte nga Gjykata e Hagës.

Po ashtu, është Isa shkaktari që prishi koalicionin e shpresës me VV-në, sepse spo arrinte dot pa Hashimin, pa PDK-në, ishin mësuar bashkë të ndanin hiset.

Deshe apo nuk deshe Isë, hsitoria kurrë s’do të harrojë se ti ishe njeriu që ndave LDK-në, që përzure me forcë njerëz nga partia, që me arrogancën tënde shembe shtëpinë e ndërtuar me gjak dhe mund. Po ashtu, je ti fjatori që mashtrove mijëra qytetarë në emër të jo koalicionit me PDK-në more vota, pastaj thoshe se “qytetarët nuk vendosin kush qeverisë”. Isë, më mirë mos fol, je në faqet e zeza të historisë së vendit, bashkë me Hashimin.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mësoni se çfarë duhet t’i tregoni partnerit dhe çfarë jo?

Story i radhës

Beniada nuk harron përshëndetjet, zbulon ku e kaloi natën pas finales së Big Brother VIP

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë