Historia e Vernydub/Mposhti Realin në Ligën e Kampionëve, tani kap armën me Ukrainën

March 4, 2022
min lexim

Yuriy Vernydub është një trajner futbolli, ku gjendet në stolin e kampionit të Moldavisë Sheriff Tiraspol, por gjithashtu ai është një ukrainas krenarë, dhe njëri nga profesionistët e shumtë që tani ka kapur armën dhe i është bashkuar ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë.

Tensionet politike janë duke u rritur vazhdimisht në Evropën Lindore, ku shumë persona janë detyruar që të largohen nga Ukraina, për shkak të agresorit rus që është urdhëruar nga Valdimir Putin.

Vernydub, i cili ka qenë në vëmendje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, tani ka marrë një tjetër rrugë në karrierën e tij, ku synon që të rikthejë paqen në një regjion që është fokusi në shumë zemra dhe mendje anë e mbanë botës.

Gjashtë muaj më parë, respektivisht më 21 shtator të vitit 2021, Vernydub hyri në histori të Ligës së Kampionëve, ku së bashku me skuadrën e tij Sheriff Tiraspoli mposhti 13 herë kampionin e kësaj gare, dhe gjigandin spanjoll Real Madrid në “Santiago Bernabeu”.

Tani, trajneri 56 vjeçar e ka pranuar se nuk e ka problem të përdorë armën kundër agresorit rus në popullin e Ukrainës.

“Djali im më telefonoi në 4:30 të mëngjesit dhe më tha që rusët na kanë sulmuar. Në atë moment e dija që do të rikthehem në Ukrainë për të luftuar. U largova drejt Ukrainës të shtunën në mëngjes ndërsa arrita të dielën. Udhëtimi zgjati 11 orë nga Tiraspoli deri te shtëpia ime në Ukrainë, duke udhëtuar nga Odessa, tani përmes Kirovgradit, Kryvyy Rih dhe pastaj Zaporoje, por nuk mund të them që ishte e vështirë”, tha Vernydub.

“Nuk dua të gënjejë, sa isha duke u rikthyer në shtëpi, pashë shumë burra të fortë duke u larguar nga shteti, Nëse rikthehen, do të jem i lumtur. E kuptoj që u larguan me familjet e tyre drejt Moldavisë ose Rumanisë e vendeve të tjera. Nga lagjja jonë shumë burra janë larguar, burra nga Kharkov, Zaporoje, Lugansk, Donetsk. E kuptova në atë moment që unë nuk mund ta bëjë të njëjtën gjë. I kam premtuar vetës sime që si të arrijë në shtëpi do t’i bashkohem ushtrisë”, shtoi trajneri i Sheriff.

Po ashtu, Vernydub tregoi që familja e tij kishte tentuar që ta ndalonte t’i bashkohet ushtrisë, por karakteri i tij bëri që mos të ketë kthim mbrapa në këtë vendim.

“Familja ime tentoi që të më ndalonte. Gruaja ime, fëmijët e mi, nipërit dhe mbesat e mija. Qëndrova i fortë dhe e falënderojë gruan time për përkrahjen ndaj meje. Ajo e di karakterin tim. Nëse e marr një vendim, unë nuk e ndryshoj atë”, tha Vernydub.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dhjetë punët që ju bëjnë të shtoni në peshë

Story i radhës

Arrestohen 4 persona në Durrës, për çfarë akuzohen

Të fundit nga

Përgatitjet për duelin me Rumaninë

Kombëtarja shqiptare e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të zhvillohet më 3 dhjetor në stadiumin “Eugen Popescu” në orën 17:00. Vajzat janë grumbulluar që prej

After Work Jackpots në Grand Casino Admiral

5 Shkup, 28 nëntor – Grand Casino Admiral, destinacioni juaj kryesor për argëtim dhe lojëra premium, i vendosur në Hotel Limak, në kompleksin Diamond të Shkupit, ka kënaqësinë të shpallë Jackpot-et e
ShkoLartë