Historia e të rinjve që braktisin Kosovën tregohet nëpërmjet valixheve
Organizata “Nisma e të rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë”, me sloganin “Kur bëhet mirë”, ka shënuar Dita Ndërkombëtare të të Rinjve.
Ky aktivitet u zhvillua në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, ku edhe janë vendosur disa valixhe me emrat e personave që kanë ikur nga Kosova.
Rina Kadiri, menaxhere e programeve në këtë organizatë, tha se për këtë ditë janë fokusuar në dukurin e migrimit te të rinjtë.
Sipas saj, për secilën valixhe të vendosur në rrugë, është një histori. pasi të drejtat e të rinjve. të cilat janë edhe bazike nuk po respektohen.
Kadiri: Kemi vendosur edhe flamuj dhe helmetat e punëtorëve
“Secila valixhe ka një histori mbrapa, kemi vë mantele të bardhë që tregon për mjekët që janë duke e lënë Kosovën, për shkak se nuk i kanë mundësit e duhura për punësim. Kemi vendosur flamuj që tregon për komunitetin LGBTI+, të cilët nuk i kanë dhe nuk iu respektohen të drejtat bazike. Po ashtu, kemi vendosur edhe helmetat e punëtorëve që tregojnë që edhe punëtorët janë duke e lënë Kosovën, dhe ka simbolika të tjera mbi të gjitha kemi mbledhur edhe storie prej të rinjve shqiptarë, serbë, romë dhe të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë tregu ngjarjen e tyre pse po duan ta lënë Kosovën ose ndoshta dikush pse ka vendosur, pse mos me e lënë Kosovën, kështu që ka histori të ndryshme dhe ju kisha ftuar të gjithëve më skanu kodin i cili është në secilën valixhe për me lexu historitë e të rinjve të Kosovës”, tha ajo.
Mehedije Dragusha nga Suhareka, e cila jeton në Gjermani, ishte pjesë e këtij aksioni, thotë se të rinjtë vijnë nga Kosova në Gjermani për shkak se nuk kanë vende të punës.
Dragusha: Nuk pranohen në spitale dhe e lënë vendin e tyre
“Ata nuk kanë vende pune në spitale, nuk pranohen, juristi nuk pranohet e lënë vendin e Kosovës që nuk kanë vende pune. S’ka firma, s’ka fabrika, kjo është mbi të gjitha”, tha ajo.
Dita Ndërkombëtare e të Rinjëve është shënuar me aktivitete të shumta për të shprehur pakënaqësitë e tyre për jetën në Kosovë.