Historia e jashtëzakonshme: Djali me dron që shkatërroi autokolonën ruse

June 7, 2022
1 minut lexim

Një adoleshent përdori dronin e tij për të ndihmuar ushtrinë ukrainase në lokalizimin e një autokolone të madhe ruse që po i drejtohej Kievit në ditët e para të luftës.

Andrii Pokrasa është vetëm 15 vjeç dhe në Ukrainë tashmë ai është një hero. Ai jetonte në periferi të kryeqytetit kur ngriti dronin e tij dhe lokalizoi autokolonën ruse në autostradën që të çon në Kiev. Djali ia dha koordinatat babait të tij, i cili ia përcolli më pas ushtrisë ukrainase.

Vetëm pak minuta më pas, artileria ukrainase zbarkoi në autostradën pranë Berezivka dhe shkatërroi autokolonën afërsisht 30 kilometra nga kryeqyteti i Kievit.

Por nuk u mbyll këtu. Ushtria i dha djalit më pas një dron tjetër më të avancuar, duke e ndihmuar edhe më tej ushtrinë ukrainase. “Djali ishte i vetmi që kishte përvojë në përdorimin e dronëve në atë rajon”, tha për Global News, Yurii Kasjanov, komandanti i një njësie të mbrojtjes territoriale.

“Ai është një hero i vërtetë. Një hero i Ukrainës”, shtoi ai.

Image
Image

 

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Qielli nuk është blu, por ne e shohim blu: Mes iluzionit dhe realitetit të së vërtetës

Story i radhës

Rama poston foto me liderët e rajonit nga samiti i “Ballkanit të Hapur”, mungon Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë