Data 3 Korrik shënoi një tjeter arritje për Ast -Elbasani por këtë herë ngjitjen me sukses të Malit më të lartë dhe me vështirësi shumë të lartë ate të “Jezeres”.
Këtë herë befasi ishe një njeri tepër i veçantë,tepër special për të gjithë ne Luani i Ast,Luani i Maleve,Luani i aventurave ekstreme.
Luan Qosja për të gjithë ata që nuk e njohin është nje nga Alpinistët më të veçantë jo vetëm këtu në Shqipëri por zor se e gjen një tillë edhe në Botë,është me verbëri 100 % dhe kjo nuk e pengon atë të jetë më pak i angazhuar,për të mos thënë aspak ate në jetën e përditshme,si dhe shpesh me aftësitë fizike surprizuese të tij,dhe formimin e tij të një Intelektuali me plot kuptimin e fjalës, ate të barbartë me të gjithë ne duke na surprizuar shpesh me sjelljen dhe me batutat e tij plot finesë dhe humor..
Luan Qosja
Këtë herë rrugëtimin tonë e ja dedikuam të gjithë këtij njeriu të rrallë “Luani i Maleve”
“Ne 10 vjet aktivizim nê Federaten shqiptare te Alpinizmit dhe Turizmit malor ne kuader te ekipit të Alpinizmit të AST Elbasani, Luani ka ngjitur disa dhjetra maja, por kjo ngjitje e cila eshte dhe nje nga simbolet e Alpeve Shqiptare u realizua falë mbështetjes së gjithë Grupit, dhe duhet theksuar se një ndihmesë të jashtzakonshme në shoqërimin e Luanit drejt majës së Jezecës dhanë Saimiri dhe Blerimi shumë respekt dhe mirënjohje për këta dy njerëz fisnikë dhe të përkushtuar të cilët bënë të mundur shoqërimin e Luanit gjatë gjithë kohës,kohës relativisht 14-orë (vajtje – ardhje) .
Falenderime pa fund për Presidentin e Federatës Shqiptare të Alpinizmit z.Artur Guni i cili nëpërmjet këtyre aktiviteve promovon dhe mbështet edhe këtë kategori të këtyre njerëzve me aftësi ndryshe.
Suksese Luanit në aktivitete të tjera si dhe Ast – Elbasani në arritje të tjera”, – shkruan në faqen e “Ast -Elbasani”.