histori e perbashket hoxhaj uron presidenten me foton krahas thacit e veselit 6ac5dd53b5c7a

“Histori e përbashkët”, Hoxhaj uron presidenten me foton krahas Thaçit e Veselit

October 7, 2026
1 minut lexim

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën pas zgjedhjes së saj Presidente, duke publikuar një fotografi të përbashkët nga koha kur ishin bashkë në PDK, përkrah Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Hoxhaj ka thënë se fotografia ruan një histori të përbashkët, ndërsa ka shprehur besimin se në detyrën e re, zëri i Presidentes do të jetë i fuqishëm edhe në kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Kjo fotografi ruan një histori të përbashkët. Sot, Justina merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore. Urime Presidente!

Besoj se zëri yt do të jetë i fuqishëm për drejtësinë dhe për kthimin në liri të atyre që sot mbahen padrejtësisht në Hagë”, ka shkruar Hoxhaj.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadori i shqiperise uron shiroka pulen per zgjedhjen presidente te kosoves 6ac5a5132cf66
Lajmi i mëparshëm

Ambasadori i Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës

aksident ne superstraden lezhe milot perplasen dy automjete plagosen dy persona 6ac5ddd21e9ef
Lajmi i radhës

Aksident në superstradën Lezhë-Milot, përplasen dy automjete, plagosen dy persona

Të fundit nga

ShkoLartë