ambasadori i shqiperise uron shiroka pulen per zgjedhjen presidente te kosoves 6ac5a5132cf66

Ambasadori i Shqipërisë uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Kosovës

October 7, 2026
1 minut lexim

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit.

“Me rastin e zgjedhjes së znj. Justina Shiroka Pula në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, i shpreh urimet më të sinqerta për marrjen e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore”, ka thënë Malaj.

Ai ka thënë se ky mandat përfaqëson një detyrë me peshë të veçantë institucionale dhe kushtetuese, në shërbim të unitetit, stabilitetit, forcimit të institucioneve demokratike dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Kosovës.

Malaj i ka uruar presidentes suksese në ushtrimin e mandatit dhe në përmbushjen e misionit për konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës, zhvillimin demokratik dhe rrugëtimin euroatlantik.

“Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të vijojnë të mbështeten në afërsinë vëllazërore, bashkëpunimin e ngushtë institucional dhe angazhimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe një të ardhme europiane për të gjithë rajonin”, ka thënë Malaj. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lufta e gazit evropa pergatitet per perplasje me azine 6ac589d094e75
Lajmi i mëparshëm

“Lufta e Gazit” / Evropa përgatitet për përplasje me Azinë

Të fundit nga

ShkoLartë