“Hiqjani aparaturat se po vuan, s’ka jetë më”, mes lotëve babai rrëfen vdekjen e së bijës 12-vjeçare

min lexim

Bardhyli është një baba që 6 vite më parë ka humbur vajzën e tij 12-vjeçare në një aksident.

Sot, ai ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babanë e tij, Ibrahimin.

Përballja në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan nuk është aspak e lehtë, ndërsa në publik ndodhet edhe bashkëshortja e Bardhylit, Lavdia.

Si fillim, mes lotëve, ai nis të rrëfejë ngjarjen e tmerrshme që ka shenjuar jetën e tyre.

Bardhyl: Në datën 26 Qershor të 2016 më ka bërë vajza aksident. U nis nga shtëpia, kishim dasmë, martuam mbesën, u nis ditën tjetër për të ikur. I dhashë prokurën vëllait tim për të ikur në Korfuz. Gjatë rrugës, ka bërë aksident në Qafë-Muzinë, aty e ka bërë aksidentin.

Eni Çobani: Dhe nga të gjithë njerëzit që ndodheshin në makinë, vetëm vajza juaj humbi jetën.

Bardhyl: Vetëm vajza ime.

Eni Çobani: Në moshën?

Bardhyl: Në moshën 12-vjeçare. Duke parë televizor, ishte vëllai tjetër nga shtëpia e vet, pashë makinën me targa greke, ka bërë aksident.

Eni Çobani: Ju e patë në televizor lajmin?

Bardhyl: Po. Kur kam shkuar në spitalin e Gjirokastrës, ç’të shihja më? Mirë që më ka mbajtur Zoti mendjen. I thashë atyre doktorëve “hiqjani aparaturat se kjo po vuan, s’ka jetë më”. E puth babi se edhe e kemi bezdisur këto ditë, edhe ajo nuk ndihet mirë atje, na e bëj hallall se ai që na e ka bërë, do dalë e vërteta, të vërtetën do ta gjesh ti zonja Eni.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Georgina thotë se humbja e njërit prej binjakëve ishte momenti më i keq i jetës

Story i radhës

“Dembel në shtrat”/ Ankesa e gruas: Ka 20 vite që burri im nuk më kërkon…!

Të fundit nga