Hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

April 28, 2025
1 minut lexim

Duke filluar nga data 1 maj 2025 do të hiqen sërish kontrolle kufitare për automjetet dhe pasagjerët e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky vendim është i vlefshëm për automjetet me targa të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Vendimi vjen në zbatim të marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, për kalimin e veturave dhe pasagjerëve të dy shteteve pa kontrolle në kufi.

Vendkalimi kufitar i Morinës pritet të zbatojë këtë marrëveshje nga orët e para të datës 1 maj, teksa vendimi do të jetë në fuqi të paktën deri në muajin shtator të këtij viti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Guvernatori Sejko në takimet e FMN dhe Bankës Botërore në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme!

Story i radhës

Gjiganti Kinez Huawei zhvillon një çip të ri të inteligjencës artificiale

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë