gjiganti kinez huawei zhvillon nje cip te ri te inteligjences artificiale 680f33a0523f6

Gjiganti Kinez Huawei zhvillon një çip të ri të inteligjencës artificiale

April 28, 2025
1 minut lexim

Gjiganti Kinez i teknologjisë Huawei po përgatitet për të testuar procesorin më të fundit dhe të më të fuqishëm të inteligjencës artificiale duke shpresuar në zëvendësimin e disa produkteve të segmentit të lartë të Nvidia raportoi Wall Sreet Journal ditën e Dielë.

Huawei jua afrua disa kompanive Kineze të teknologjisë për testimin e çipit të ri quajtur Ascend 910D thoshte raporti.

Kompania Kineze shpreson që versionet e fundit të çipeve Ascend AI do të jenë më të fuqishëm sesa Nvidia H100 ndërsa procesorët e parë do të prodhohen në fund të muajit Maj.

Agjencia e lajmeve Reutera raportoi ditën e Hënë se Huawei synon të fillojë prodhimin në masë të çipeve të avancuara 910C duke filluar prej muajit Maj për konsumatorët Kinezë.

Huawei dhe kompanitë e tjera Kineze kanë hasur vështirësi për të arritur nivelet e çipeve të Nvidia të cilët konsiderohen shumë të rëndësishëm për trajnimin e modeleve AI.

Duke synuar të kufizojë zhvillimin teknologjik të Kinës, veçanërisht përparimet në fushën ushtarake, Uashingtoni e ka ndaluar Kinën nga qasja në produktet më të avancuara të inteligjencës artificiale të Nvidia-s, përfshirë çipin kryesor B200.

Për shembull, çipi H100 u ndalua nga shitja në Kinë nga autoritetet amerikane në vitin 2022, para se të dilte në treg. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

hiqet kontrolli kufitar mes shqiperise dhe kosoves 680f30cec2f0c
Story i mëparshëm

Hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës

shkelqejne tre lojtare te kombetares pjese e legjionareve me te vleresuar jane edhe ish lojtaret e partizanit dhe tiranes 680f348d70b1e
Story i radhës

Shkëlqejnë tre lojtarë të Kombëtares, pjesë e legjionarëve më të vlerësuar janë edhe ish-lojtarët e Partizanit dhe Tiranës

Të fundit nga

ShkoLartë