Hiqeshin si endacakë, por janë bandë grabitësish, sulmohet dhe plagoset shqiptari në Itali

November 22, 2022
1 minut lexim

Kamuflohen si endacakë, por janë bandë grabitësish.

Një shqiptar është plagosur në Brescia. ‘Quibrescia’ raporton se shqiptari u fut në një lokal me këmbë të përgjakur duke kërkuar ndihmë nga kalimtarët. Ai pretendoi se ishte sulmuar duke shkuar për në shtëpi.

Burri u shpëtua dhe u dërgua në ambulancë për trajtim. Ai nuk është në gjendje të rëndë dhe do të qëndrojë në spital edhe për disa ditë.

Sipas versionit të dhënë nga 50-vjeçari, teksa ishte ulur në një tavolinë në lokalin pranë stacionit të autobusëve, në afërsi të Piazzale Boldini, vuri re një grup endacakësh mes të cilëve kishte njohur autorët e një vjedhje në shtëpinë e një të afërmi të tij. Ai iu afrua dhe sipas shqiptarit, endacakët e plagosën.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun e vërtetë të plagosjes së shqiptarit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Live: Argjentina – Arabia Saudite

Story i radhës

Akademi solemne për Ditën e alfabetit sot në Shkup

Të fundit nga

ShkoLartë