Hipokrizia e VMRO-DPMNE-së!

October 31, 2022
min lexim

– VMRO-DPMNE është partia e vetme në Maqedoni, e cila gjatë tre dekadave të veprimtarisë së saj është asociuar apo quajtur probullgare. E sulmuan edhe Blazhe Koneskin, sepse gjuhën dhe shkriin e gjuhës maqedoanse i paska larguar nga gjuha dhe alfabeti bullgar!

Shkup, 31 tetor/desk.mk – LSDM-ja lëshoi një “breshëri” ndaj VMRO-DPMNE-së, duke e akuzuar se “është e lidhur drejtpërdrejt me klubet bullgare të hapura në Manastir dhe Ohër, të cilat mbajnë emra të figurave historike kontroverse dhe provokuese”.

Vetë Mickoski konfirmoi vazhdimësinë e VMRO-DPMNE-së në veprimet e saj me Vanço Mihailovin, bashkëpunëtor i Rajhut të Tretë, akuzoi LSDM. Për më tepër, partia në pushtet akuzon se VMRO-DPMNE është adhuruese ideologjike e njerëzve që ishin ithtarë të Rajhut të Tretë, feston dhe lavdëron veprën dhe rolin e Vanço Mihailovit. Në të njëjtën kohë, ata rikujtuan se VMRO-DPMNE ndërtoi një shtëpi përkujtimore në Shtip për nder të Mihailovit dhe e vendosi figurën e tij prej dylli në një muze në Shkup, se anëtarë të VMRO-DPMNE morën pjesë në hapjen e klubit bullgar në Manastir dhe Mickoski kishte dale në foto me themeluesit e klubit bullgar në Ohër.

Çdokush do të thoshte se në vlugun e një lufte të pamëshirshme politike, një parti i lejon vetes të drejtën të shpifë për kundërshtarët e saj. Por a është kështu?

Fakti që Mickovski ishte në hapjen e klubit në Bllagoevgrad, duket akt patriotik, në mbrojtje të maqedonizmës, por nga pohimet e lartpërmendura të LSDM-së, që janë lehtësisht të “verifikueshme”, del në pah gjithë politikën dyfishe ndaj çështjes kombëtare. Figura e dyllit e Vanço Mihailovit u vendos zyrtarisht në Muzeun e Luftës Kombëtare pikërisht nga qeveria e VMRO-së, me arsyetimin e çuditshëm se ai ishte pjesë e historisë maqedonase. Po, kanë të drejtë, por cila pjesë? Natyrisht, e pjesës së errët, prej së cilës populli maqedonas vuajti shumë nga lufta vëllavrasëse që ai drejtoi përmes VMRO-së, qëllimi i së cilës ishte bashkimi i Maqedonisë me Bullgarinë.

Shqetësimi për maqedonasit jashtë vendit, si ky akt i pjesëmarrjes në hapjen e klubit maqedonas “Nikola Vaptsarov”, është bërë një lloj shenje dalluese e kujdesit për pakicën maqedonase në vendet e tjera apo mërgimtarët maqedonas në vendet tejoqeanike. Por pikërisht këto marrëdhënie, po t’i shikojmë më tellë, janë mjaft të diskutueshme. Shumë diplomatë tanë që I kanë ndjekur disa nga këto organizata, në raportet e tyre kanë tërhoqur vëmendjen për orientimin e tyre probullgar. Dosjet dhe dokumentet e ndryshme në Arkivin Shtetëror, veçanërisht nga shtypi i tyre, do t’ju japin një pasqyrë të qartë se për çfarë orientimi bëhet fjalë, nëse ata mbronin çështjen maqedonase apo ndonjë tjetër. Dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme, vetëm VMRO-ja di të manipulojë shumë lehtë faktet.

Në fund të fundit, është një fakt i pamohueshëm se ishte VMRO-DPMNE, apo përfaqësuesit e saj të lartë, ata që goditën themelet e gjuhës maqedonase, për të cilën sot aq shumë kujdesen: se gjuha maqedonase është krijim i “xhuxhit nga Nebregova” (Blaze Koneskit). Mund të argumentohet nga pikëpamja shkencore apo historike për këtë çështje, por kur disa të tjerë mëtojnë ndriçimin e së kaluarës, edhe në këtë kontekst, për të cilën VMRO-ja kishte apo ka pikëpamje të ndryshme, ata paraqiten para publikut me një fytyrë krejtësisht tjetër
Në fund të fundit, partia e vetme në Maqedoni që gjatë tre dekadave të veprimtarisë së saj është trajtuar apo quajtur si pro-bullgare është pikërisht VMRO-DPMNE.

Populli thotë se ku ka tym, nuk është pa gjë!

Sikur populli dhe ta kuptonte këtë hipokrizi me të cilën VMRO krijon mjegull dhe “blen” simpati nga votuesit!

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Raketa ruse bie në territorin e Moldavisë

Story i radhës

Thënie nga urtësia franceze

Të fundit nga

ShkoLartë