hima gjynah se ishte ndeshje direkte per europen 644408fbdd883

Hima: Gjynah se ishte ndeshje direkte për Europën

April 22, 2023
1 minut lexim

Zëvendëstrajneri i Laçit, Klevis Hima, deklaron se barazimi ndaj Egnatias ka sjellë keqardhje në kampin e kurbinasve.

“Është keqardhje se ishte ndeshje direkte për luftën për Europën. Dihen cilësitë e Egnatias.

Siç e edhe rrodhi loja me karton të kuq, e gol të shënuar nga ne, është keqardhje normalisht për lënien e dy pikëve.

Në momentin që Egnatia mori të kuq, ata menduan vetëm të mbroheshin dhe tentuam me Mazrekajn e rrezikuam disi.

Por tentuam për cilësitë që ka ai dhe dihet që luan mirë në zonat e ngushta siç ishte mbledhur Egnatia. Tentuam dhe shënuam por pësuam një gol, që është gjynah ta pësosh në momentin më të mirë tonin”, tha Hima.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

serbia dergon ndihma ushtarake ne rajonet e ukraines te pushtuara nga rusia 644408cb9f33e
Story i mëparshëm

Serbia dërgon ndihma ushtarake në rajonet e Ukrainës të pushtuara nga Rusia

biletat me lire me aeroplan se sa me autobus 64440b1b47165
Story i radhës

Biletat, më lirë me aeroplan se sa me autobus

Të fundit nga

Te Vllaznia nuk humbin kohë për trajnerin

Largimi i Thomas Brdaric ka lënë stolin e Vllaznisë të “boshatisur”. Tashmë drejtuesit nuk kanë shumë kohë për të humbur, pasi duhet të gjejnë timonierin e ri për të nisur më pas
ShkoLartë